Aksidenti i tmerrshëm, makina fluturon punëtorin

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku një shofer i pakujdesshëm ka përplasur punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve.

Gjithçka është filmuar sekondë pas sekonde nga kamera e vendosur në një makinë tjetër që po kalonte në rrugë. Aksidenti ka ndodhur në rajonin Grabouw, në Cape Town.

Sigal

Në video shfaqen disa makina që ecin me kujdes si pasojë e punimeve në rrugë, teksa nga e djathta një tjetër mjet vjen me shpejtësi në parakalim dhe përplas punëtorin.

Punëtori i quajtur Xolele Phindela rrotullohet më shumë se dy metra në ajër, para se të përplaset fuqishëm në asfalt.

Ai u dërgua me shpejtësi në spital, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.