Tokio instalon tualete publike transparente në parqet e qytetit

280
Sigal

Tokio e ka çuar pastërtinë dhe sigurinë e tualeteve publike në një tjetër nivel.

Tualete publike të bëra nga xham me ngjyrë janë instaluar në parqe publike rreth e qark kryeqytetit të Japonisë.

Megjithatë, nuk ka nevojë për alarm, sapo dhomëzat e vogla zihen nga njerëz, xhami kthehet në opak duke garantuar kështu privatësinë.

Veç faktit që këto banjo publike i shtojnë ngjyra parkut, ka dy arsye sepse këto modele kanë qenë një sukses i vërtetë. Së pari njerëzit mund të shohin sesa të pastra janë parapara se të futen dhe po ashtu, ata mund të dallojnë nëse dikush është duke qëndruar fshehurazi brenda.