John Kerry në Beograd: Respekt për Vuçin për dialogun me Prishtinën

443
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i ka shprehur përkrahje Serbisë në rrugëtimin e saj Evropian dhe e ka përgëzuar kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç për dialogun me Kosovën. “Ju përgëzoj, ngase ju e drejtoni Serbinë në rrugën tejet të rëndësishme në definimin e Serbisë së re dhe në rrugën Evropiane”, ka thënë Kerry në fillim të takimit me Vuçiqin në Beograd, ku arriti pas viztës në Prishtinë.

Kerry ka shprehur respekt për iniciativën e kryeministrit serb për dialog me Prishtinën. “Po i shpreh respekt kryeministrit për iniciativën për të hyrë në dialog me Qeverinë kosovare, ta lë të kaluarën në të kaluar dhe të tentojë të gjejë ardhmërinë, e cila do të jetë më e mirë, më e bukur dhe më prosperitete për njerëzit që jetojnë atje”, ka thënë Kerry.

Kryeministri serb Vuçiq, para takimit me Kerryn me dyer të mbyllura, u ka deklaruar gazetarëve se Serbia është falënderuese për përkrahjen amerikane në rrugën e saj evropiane dhe për marrëdhëniet gjithnjë e më të mira bilaterale. Sekretari amerikan i Shtetit në Beograd do të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së.
Sigal