Aksident në Nju Jork, një shqiptar në gjendje kritike për jetën

630
Sigal

Një shofere e pakujdesshme ka goditur me automjetin e saj SUV dy këmbësorë.

Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite në Manhattan.

Njëri prej të plagosurve mësohet se është Alfred Poçari nga Shqipëria ka pësuar traumë të fortë në tru dhe mjekët nuk e dinë nëse do të mbijetojë.

E plagosur është edhe një grua 65-vjeçare që gjithashtu është lënduar. Dy të goditurit nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin përveç fatkeqësisë që u gjendën të dy në vendin e aksidentit.

Alfredi ishte duke shkuar në punë aty afër kur u godit nga vetura.

Image

Gjysh i tri binjakeve, ai punonte si roje dere në një nga pallatet e banimit, në West End Avenue dhe nga reagimet e banorëve dukej se gëzonte respektin dhe dashurinë e të gjithëve.

Duke folur për median lokale shumë prej tyre kanë folur fjalët më të mira për të dhe kanë shprehur tronditjen për atë që ndodhi. Disa kanë fajësuar ndryshimet në trafik të vendosura disa vjet më parë që kanë shtuar rrezikun e incidenteve në atë udhëkryq.

Disa banorë të lagjes duan të fillojnë një aksion për të ndryshuar rregullat dhe semaforët në kryqëzimet e Ëest End Avenue dhe rrugët 97 e 98.

Drejtuesja e automjetit po udhëtonte pa sigurim dhe sipas diskutimeve të komentuesve online mund të ketë disa mijëra dollar të papaguara nga gjoba të mëparshme. 37 vjeçarja është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe për mos dhënie radhë kalimtarëve në rrugë.

Një mbesë e Alfred Poçarit ka nisur një faqe bamirësie online për të ndihmuar shqiptarin që të paguajë shpenzimet e spitalit ku është shtruar. (https://www.gofundme.com/f/support-for-alfred-pocari). Gjendja e tij vijon të jetë kritike dhe mjekët nuk janë shumë optimistë. Familja mbetet e shokuar dhe e dëshpëruar nga kjo ngjarje. / Illyriapress.com