Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë gruaja

203
Sigal

Një grua ka ndërruar jetë dhe dy të tjera kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Sllatinë të Vitisë.

F.H., 68-vjeçare ka arritur pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, ka konfirmuar për mediat kosovare, drejtori i këtij spitali Arsim Emini.

Emini tha se të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëra ka refuzuar të shtrihet në spital, me arsyetimin se trajtimin do ta vazhdojë në Ferizaj. Të trija gratë e aksidentuara janë nga komuna e Ferizajt.

Nuk dihen akoma arsyet e aksidentit të rëndë automobolistik.