Policia bllokon varkat me turistë në Koman. Punonin në të zezë

260
Sigal

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion në digën e liqenit të Komanit, ku janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit.

Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, 4 prej tyre. Këtyre shtetase i’u bllokun edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim.

Operacioni u ndërmor nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në zbatim të planit të masave “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit” janë ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit.