Presidenti Ilir Meta pret në takim ambasadorin e Spanjës: E falënderova për mbështetjen spanjolle, në Konferencën e Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian

249
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Spanjës në vendin tonë, i cili përfundon misionin diplomatik.

“I shpreha urimet më të mira për suksese të mëtejshme në karrierë dhe vlerësova përpjekjet e palodhura të tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në interesin reciprok, jo vetëm në aspektin politik, por sidomos në atë të shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve spanjolle në vendin tonë.”,- është shprehur Kreu i Shetit, në një mesazh të tijin të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.


Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta: 

Pata kënaqësinë të takohesha me Ambasadorin e Spanjës, Sh.T.Z. Marcos Alonso Alonso, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

I shpreha urimet më të mira për suksese të mëtejshme në karrierë dhe vlerësova përpjekjet e palodhura të tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në interesin reciprok, jo vetëm në aspektin politik, por sidomos në atë të shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve spanjolle në vendin tonë.

E falënderova për mbështetjen spanjolle, në veçanti për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë