Zgjedhje në Venezuelë? Maduro hedh poshtë ultimatumet

463
Sigal

Presidenti i ngarkuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, hodhi poshtë një ultimatum ndërkombëtar për të thirrur zgjedhjet brenda tetë ditëve dhe tha se kreu i opozitës Juan Guaido ka  shkelur kushtetutën e vendit duke deklaruar veten si udhëheqës, ka thënë Maduro, në një intervistë për CNN Turk transmetuar të dielën.

Ai tha gjithashtu se është i hapur për dialog dhe se takimi me Presidentin e SHBA Donald Trump nuk ka gjasa të ndodhë, por kjo nuk do të ishte e pamundur. Uashingtoni, i cili e ka njohur Guaido si udhëheqës, të shtunën ka bërë thirrje për zgjedhje në Venezuelë dhe të shkëputet financiarisht nga qeveria e Nicolas Maduro.

Venezuela në udhëheqjen e Maduro është  zhytur në trazira, me mungesa ushqimore dhe protesta në mes të një krize ekonomike dhe politike që ka ngjallur emigrimin masiv.