Aksident i rëndë në Kanada, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

17
Sigal

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kanada, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:50 në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road.

Në aksident mësohet se janë përfshirë tre automjete.

Dy shqiptarët që udhëtonin me një Sedan të bardhë ndërruan jetë, njëri prej tyre në vendin e ngjarjes dhe tjetri në spital. Bëhet fjalë për Klisi dhe Simon Dreshajn, kushërinj, të dy nga Rapsha e Hotit.

Një faqe Facebook-u në e komunitetit shqiptar në Mississuaga publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre dhe vendin ku jetonin në Shqipëri.