60 vjetori i Traktateve – Europa e bashkuar “zbarkon” në Romë, blindohet kryeqyteti italian

704
Kryeqyteti italian, Roma, po përgatitet të festojë këtë fundjavë 60 vjetorin e nënshkrimit të Traktave të Romës, të cilat vunë bazat e themelimit të Bashkimit Europian. 

Me këtë rast pritet të mbërrijnë në Romë krerët më të lartë të 27 vendeve europiane e të insitucioneve më të larta të Bashkimit Europian.

Ishte 25 marsi i vitit 1957, kur 6 shtetet europiane Italia, Francia, Gjermania Perëndimore, Belgjika, Vendet e Ulëta e Luksemburgu nënshkruan në sallën “Orazi e Curiazi” në selinë e Bashkisë së Romës dy traktate; Traktati i themelimit të Komunitetit Ekonomik Europian (CEE) e Traktati për Energjinë Atomike.(Euraton). Lindi këtë ditë në Romë Europa e Bashkuar.

Roma super e blinduar/ Rreziku terrorist e manifestime anti europeistë 
Në përkujtim të 60 vjetorit të kësaj data historike, ku do të marrin pjesë personalitetet më të rëndësishme të shteteve europiane e të institucioneve të BE, kryeqyteti italian do të jetë super i blinduar nga masat antiterroriste të sigurisë së lartë.

Rreth 8 mijë trupa të policisë e ushtrisë do të mbikqyrin rrugët, ndërsa qëndra historike e Romës, sitet e monumentet arkeologjike do të qëndrojnë të mbyllura për motive sigurie.

Gjithashtu do të ndalohet ushtrimi i aktivitetit tregtar i shitësve ambulantë dhe do të mbyllen dyqanet, stacionet e metropolitanës si dhe shkollat përreth qëndrës historike.

Gjatë ditës së shtunë, pritet të mbërrijnë në Romë nga e gjithë Europa, aktivistë të lëvizjes anti-europeiste si dhe të lëvizjes black-block. Ndërkohë që organizatat humanitare pro emigrantëve nën slloganin #NotMyEurope do të manifestojnë kundër politikave jo efikases europiane që vazhdojnë të shkaktojnë viktima në Mesdhe e të lënë të pazgjidhshme krizën e emigrantëve.

Axhenda e festimeve/ Vizita në zonat e tërmetit
Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të priten ditën e shtunë 25 mars, në një drekë zyrtare në Selinë e Presidencës italiane, nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella. 

Ditën e premte më 24 mars, Presidenti i Parlamentit italian Antonio Tajani, zëvëndëspresidentët PE e kryetarët e grupeve politike së bashku me kryeministrin italian Paolo Gentiloni do të zhvillojnë një vizitë institucionale në Norcia, qyteza në zemër të Italisë Qëndrore e cila u godit rëndë nga tërmeti i 24 gushtit 2016.

Samiti i Romës / Nënshkrimi i “Deklarata e Romës”
Me rastin e 60 vjetorit të Traktateve të Romës, 27 vendet anëtare pritet të nënshkruajnë të shtunën më 25 mars, në selinë e Bashkisë së këtij qytetit Deklaratën e re të Romës.

Pak ditë më parë në Bruksel ata ranë dakort të nënshkruajnë tekstin e Deklarëtës së Romës dedikuar arritjeve e sfidave të Bashkimit Europian për 10 vitet e ardhshme me aplikimin e formulës së një Europe “multi-speed”.

Kjo deklaratë ka si qëllim afrimin e vendeve të Europës lindore të grupit Visegrad, skeptik ndaj idesë së Europës së të ardhmes.

Ndaj kësaj deklarate ka ende një rezervë nga ana e palës greke e cila ka kërkuar më shumë siguri përsa i përket pagesës së këstit të dytë të borxhit të saj publik.

Qeveria e Athinës ka kërkuar që në tekstin e deklaratës së Romës, të shtohet një paragraf social që garanton impenjimin e BE për të favorizuar progresin social e ekonomik duke repektuar diversitetitn e modelit social të çdo vendi anëtar, si dhe të një Europë që favorizon të drejtat e mundësitë e barabarta për të gjithë.
Sigal