Presidenti i Ukrainës Poroshenko do të bëjë testin e drogë: Po politikanet shqiptar do i nënshtrohen testit të drogës ?!

434
Sigal

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka rënë dakord të debatojë me kandidatin rival Volodimir Zelensky në një përballje të rrallë që do të zhvillohet në stadiumin Olympiyskiy të Kievit. Kreu aktual i shtetit ka rënë gjithashtu dakord që të premten të kryejë një test droge dhe alkooli.

Ende nuk është fiksuar një datë se kur do të zhvillohet debati televiziv, por ky lajm vjen pak ditë pasi Zelensky, që është një komedian pa përvojë politike, fitoi më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të presidencialeve në Ukrainë.

Zelensky ka bërë thirrje që debati i tyre të moderohet nga Yulia Tymoshenko, ish-kryeministre e Ukrainës, e cila rezultoi e treta në votimet e kësaj jave. Presidenti Poroshenko dhe znj. Timoshenko ende nuk kanë komentuar për këtë kërkesë të re, por Poroshenko e pati ftuar për debat Zelenskyn edhe përpara se të zhvillohej raundi i parë zgjedhor.

Debati i shumëdiskutuar do të zhvillohet në stadiumin prej 70 mijë spektatorësh të Olympiyskiy-it në Kiev dhe organizata të shoqërisë civile kanë vënë në diskutim sigurinë si dhe kostot e organizimit, që janë thënë se do të merren përsipër nga vetë kandidatët.