Kriza politike, Rama takon drejtoren për Ballkanin Perëndimor në KE

534
Sigal

Gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në KE, u prit në një takim nga Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë diskutoi me Genoveva Ruiz Calavera për proceset integruese të vendit, por edhe reformën në drejtësi.

Takimi i tyre është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të delegacionit të BE, në Shqipëri.

“Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor @ CalaveraRuiz në Tiranë.

Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin @ediramaal në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian në #Albania. # EU4Albania”, shkruhet në faqen zyrtare, në Twitter të delegacionit të Bashkimit Europian, në Shqipëri. 

https://twitter.com/EUinAlbania/status/1113854152143192064/photo/1