5 të vdekur e 39 të plagosur, bilanci i një makine bombë në selitë e policisë në Turqi

452
Shpërthimi i një makine bombë ka goditur selitë e policisë në jug-lindje të Turqisë, duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur të paktën 39 të tjerë.
Një grua dhe një fëmijë janë në mesin e të vdekurve. Ekipiet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë përmes rrënojave në vendin e ngjarjave në rrethin Cinar, provinca Dijarbakir.
Zyrtarët fajësuan militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që janë aktivë kryesisht në krahinën kurde.
Megjithatë asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Bomba u vu në hyrje të kompleksit policor në Dijarbakir, thonë zyrtarët.
Nga shpërthimi gjithashtu u dëmtuan edhe ndërtesat përreth, ku një nënë dhe fëmija e saj u vranë. Mendohet se sulmuesit kanë qëlluar edhe me raketa në seli.
Provinca e Dijarbakir ka parë gjithnjë e më shumë kohët e fundit përleshje të dhunshme mes separatistëve të PKK dhe ushtrisë turke.
Sigal