Të shtunën në mëngjes zyrtarizohet dorëheqja e Gruevskit

470
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski sipas informacioneve të fundit para pak çastesh ka dorëzuar dorëheqjen e tij në qeveri dhe e gjithë kjo sipas rekomandimeve të SHBA-ve pas takimit në Uashington me nënpresidentin Joe Biden, njofton Tetovasot.
Dorëheqja pritet që të zyrtarizohet të shtunën në orët e mëngjesit kur do të bëhet i ditur edhe personi që do të zëvendësojë atë në postin e kryeministrit. Edhe kryetari i BDI-së në një emision televiziv kishte deklaruar se Gruevski do të largohet para datës 15 janar.
Sigal