3.3 mln të prekur nga koronavirusi/ Disa vende nisin me lirimin e masave, Kina shpërndan për ndihmë 146 ekspertë

277
Sigal

Koronavirusi ka infektuar të paktën 3.3 milionë persona në të gjithë botën, kur kanë kaluar pak më shumë se katër muaj nga shfaqja e tij në Wuhan të Kinës. Deri tani 241,000 persona kanë ndërruar jetën.

Pavarësisht shifrave të larta, disa vende si India, Malajzia apo dhe Australia kanë vendosur që të fillojnë me lirimin e masave.

Ndërkohë vendi më i prekur vijon që të jetë SHBA-ja, ku janë regjistruar më shumë se 1.1 milion raste, me të paktën 65,000 persona që kanë humbur jetën. Ndërsa lajme më të mira vijnë nga Itali, Spanja e Franca, vende që ditët e fundit kanë shënuar numra në rënie të rasteve të konfirmuara me covid-19.

Nga ana tjetër, Mi Feng, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës ka dhënë lajmin se vendi i tij do të shpërndajë 149 ekspertë mjekësorë në 16 vende të ndryshme për të ndihmuar me punën ndaj koronavirusit.