Mbyllet vrima e madhe e ozonit mbi Arktik, por s’ka lidhje me Covid-19, flasin shkencëtarët

389
Sigal

Një vrimë gjigante që u hap në shtresën e ozonit sipër Arktikut në mars tani është mbyllur përsëri, por shkencëtarët e Kombeve të Bashkuara theksojnë se nuk ka asnjë lidhje me pandeminë Covid-19.

Zhdukja e ozonit arriti një “nivel rekord” në mars, me ekspertë që thanë se vrima mbulonte një zonë rreth tre herë më të madhe se Groenlanda. Sidoqoftë, po aq papritur sa u formua, tani ajo është shëruar.

Shkencëtarët nga Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara thanë të premten se dukuria e pranverës ishte nxitur nga substanca që shkatërrojnë ozonin në atmosferë dhe nga një dimër shumë i ftohtë në stratosferë

“Këto dy faktorë ndërthuren për të dhënë një sasi shumë të lartë të varfërimit që ishte më keq sesa e pamë në vitin 2011. Tani është përsëri përsëri në gjendje normale, vrima e ozonit është mbyllur,” shpjegoi zëdhënësi Clare Nullis në një konferencë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Shërimi i shpejtë çoi në disa spekulime se rënia e ndotjes që çlirohej për shkak të ndalimeve lidhur me Covid-19, kishte luajtur një rol, por teoria është hedhur poshtë shpejt.

“Nuk ka lidhje me pandeminë”, shtoi Nullis.