Sherr në Durrës, adoleshenti godet me kaçavidë 31 vjeçarin

320
Sigal

Degjeneron sherri mes dy personave në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, të qytetit ku një 17 vjeçar ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bërë arrestimin e autorit, i cili akuzohet për veprën penale “Plāgosja e rëndë me dashje”.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. M., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.