Arrestohet 36 vjeçari në Bathore, policia i mësynë në banesë pas informacioneve se zotëronte…

315
Sigal

Një 36 vjeçar banues në Bathore të Tiranës është arrestuar nga policia, pasi informacioneve të dhëna se posedonte armë në banesë.

Policia ka nisur kontrollet e personit të dyshuar, duke gjetur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Policia ka prangosur shtetasin me iniciale L.M..

Njoftimi i plotë:

Kamzë, Tiranë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 36-vjeçar që mbante armë zjarri në banesë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamzë janë goditur 8 raste të armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat janë sekuestruar 8 armët e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i  mbajnë ato në banesë dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara kundër armëmbajtjes pa leje, kanë marrë informacione në rrugë operative se një i ri  në Bathore mbante armë zjarri në banesë.

Bazuar në këto informacione u organizua puna dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arrestohej në flagrancë  poseduesi i armës, shtetasi shtetasi L. M., 36 vjeç, banues në Bathore.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.