Aksident në Durrës, motori del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi

189
Sigal

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në Shënvlash të Durrësit.

Mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi.

Ky i fundit është transportuar drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.