Qeveria shqiptare kishte parashikuar vlerën e 17 milionë eurove për ndërtimin e Kampusit të Ri të Universitetit të Tiranës, një premtim i bujshëm i rikthyer sërish në zgjedhjet qendrore të vitit 2021.Por, fati i ndërtimit të këtij kampusi mori një kthesë tjetër. Ndërkohë që studentët shqiptarë prisnin nisjen e punimeve për kampusin e tyre , godina e Qytetit Studenti iu dha Kolegjit të Europës dhe u shpenzuan 21 milionë euro për 100 studentët e saj
Hetimi ndaj Mogherinit ndez alarmet në Tiranë: Si u mor godina e Qytetit Studenti dhe u shpenzuan 21 milionë euro për 100 studentët e Kolegjit të Europës

Skandali që ka shpërthyer në Bruksel, me bastisjen e zyrave të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe të Kolegjit të Evropës, po rikthen vëmendjen tek mënyra se si ky institucion u vendos në Shqipëri dhe sidomos tek mënyra se si iu dha godina në Qytetin Studenti dhe 17 milionë euro nga buxheti i shtetit.Filiali i Kolegjit të Evropës në Tiranë një projekt personal i Ramës dhe Mogherinit. Më 23 tetor 2024, kryeministri Edi Rama inauguroi vitin e ri akademik të Kolegjit të Evropës në Tiranë, filialit më të ri të institucionit, i cili drejtohet nga Federica Mogherini. Ish-shefja e diplomacisë së BE-së, tashmë e arrestuar në Belgjikë, ishte personalisht e pranishme në ceremoninë e hapjes së kampusit shqiptar.Ky projekt është konsideruar gjerësisht si një nga investimet më të promovuara politikisht nga qeveria Rama.
Godina e Qytetit Studenti iu dha Kolegjit të Europës
Një nga aspektet më të diskutueshme lidhet me faktin se Bashkia e Tiranës, me vendim të Këshillit Bashkiak, i dha Kolegjit të Evropës një nga godinat e Qytetit Studenti. Si pasojë, studentët shqiptarë u zhvendosën në një ndërtesë tjetër, duke u reduktuar kapacitetet e akomodimit.Projektvendimi i Bashkisë e ka justifikuar këtë lëvizje si “nevojë për arsimin europian”, por kritikët e kanë cilësuar si një akt të shfrytëzimit të hapësirave publike në funksion të një projekti me përfitues të huaj.17 milionë euro për ndërtimin e godinës së re – kontrata me Fusha shpk dhe Ed Konstruksion.Qeveria shqiptare autorizoi Fondin Shqiptar të Zhvillimit për të hapur garën e ndërtimit të godinës së re të Kolegjit të Evropës në Tiranë. Fitues u shpallën kompanitë Fusha shpk dhe Ed Konstruksion, me një kontratë rreth 17 milionë euro, vetëm për fazën e parë të projektit.Kjo shumë është shumëfish më e lartë se vlera e godinës së blerë në Belgjikë, e cila po hetohet nga EPPO për korrupsion dhe pabarazi në tenderim, vetëm 3.2 milionë euro.Pikërisht ky kontrast ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën e projektit në Tiranë.
Në qytetin Studenti, përpara Godinës “Liria”, puna vazhdon pa ndërprerje. Trualli është i rrethuar me gardh metalik, Çdo ditë punimet vijojnë me ritëm të shpejtë për të përmbushur afatet e ndërtimit të Kampusit të Kolegjit Europian.Sipas ekspertëve, ndërtimi i këtj kampusi po merr formë mbi tokë shtetërore, aty ku ishte premtuar ndërtimi i Kampusit të Tiranës
Tokë publike dhe miliona euro të devijuara
Në vitin 2019, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj premtonin para studentëve shqiptarë realizimin e një kampusi të ri të Universitetit të Tiranës që do të ndërtohej tek Qyteti Studenti. Sipas kryeministrit, kishte ardhur koha për ndërtimin e kampusit, dhe synimi ishte realizimi i tij gjatë mandatit të dytë të Erion Veliajt, i cili ishte në prag të kandidimit për të fituar Tiranën për të dytën herë.Kësisoj edhe këtë nismë kryeministri Rama ia besoi kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.Studentëve iu prezantua projekti ambicioz që përfshinte rivitalizimin e godinave ekzistuese dhe krijimin e hapësirave moderne të studimit me një vëmendje të veçantë në aspektin social-kulturor, e të dizenjuara për t’u ofruar të rinjve një jetë studentore dinjitoze.
Në fund të qershorit të 2020, qeveria shqiptare miratoi një vendim që mban firmën e zv/kryeministrit të kohës, z. Erion Brace, ku Bashkia Tiranë përcaktohej si autoriteti kontraktor për zhvillimin e procedurave të prokurimit me objekt “Ndërtimi i Kampusit të Tiranës”.Pasi kaluan 2 vite pa asnjë veprim konkret, Bashkia Tiranë shpalli procedurën e tenderimit për studim-projektimin “Ndërtimi i Universitetit të Tiranës”, së bashku me “Ndërtimi i Universitetit të Arteve” dhe “Ndërtimi i Akademisë së Policisë”.Kjo procedurë e shtatorit të 2022, që kushtoi 5 milionë euro nga buxheti i shtetit, u duk se riktheu premisat për fillimin e punës.Ndërtimi i kampusit, i cili u prezantua si investimi më i madh i bërë ndonjëherë në arsimin e lartë shqiptar, pritej të niste në vitin 2021 dhe të ishte gati në 2026. Efektet financiare për zhvillimin e projektit do të përballoheshin nga buxheti i shtetit, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Kulturës, dhe Ministria e Brendshme ngarkoheshin për zbatimin e këtij vendimi.Qeveria shqiptare kishte parashikuar vlerën e 17 milionë eurove për ndërtimin e Kampusit të Ri të Universitetit të Tiranës, një premtim i bujshëm i rikthyer sërish në zgjedhjet qendrore të vitit 2021.Por, fati i ndërtimit të këtij kampusi mori një kthesë tjetër. Ndërkohë që studentët shqiptarë prisnin nisjen e punimeve për kampusin e tyre të Universitetit të Tiranës, një universitet tjetër, prestigjioz dhe privat, shtriu aktivitetin në Shqipëri.
Në vend të UT-së, vjen Kolegji i Evropës
Në një ditë të ftohtë vjeshte, Federica Mogherini, ish-përfaqësuese e lartë evropiane dhe rektore e Kolegjit Europian, mbërrin në Tiranë. Nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ajo firmos një marrëveshje që do të shënojë një kthesë në historinë e arsimit të lartë në Shqipëri. Në sy të dhjetra kamerave ata firmosën “Memorandumin e Mirëkuptimit” që i hapi rrugën funksionimit të degës në Tiranë të Universitetit Elitar të Diplomatëve të rinj nga bota.Ky moment u shoqërua me entuziazëm dhe fjalë të mëdha për “bashkëpunim evropian”, ndërkohë që pak ditë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, qeveria miratoi edhe një vendim të posaçëm ku njoftohej ndërtimi i kampusit të Kolegjit Europian.Po ashtu, qeveria vendosi edhe 17 milionë euro për ndërtimin e kampusit, e njëjta shumë që më herët, në takime po kaq pompoze të fushatave elektorale, ishte premtuar si investim i qeverisjes për Universitetin e Tiranës.Më 22 gusht 2024 u zhvillua tenderi për “Ngritjen e Infrastrukturës arsimore të Kolegjit të Europës”, me fond limit 1.695.747.920 lekë. Fitues u shpallën kompanitë “Fusha” dhe “Ed-Konstruksion”, të cilat vazhdojnë punimet.
-Qeveria “dëboi” 22 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, privilegjoi 100 të Kolegjit të Evropës duke ju dhënë 17 milionë euro
-Projekti për universitetin publik mbeti në letër dhe 5 milionë euro për studim-projekt u shpenzuan pa rezultat
– Kampusi që iu hoq studentëve shqiptarë mund të bëhet objekt për privatizimin total të objektit.
Taulant Muka: Abuzimi shkon edhe më tej pasi kolegji i Evropës sot funksionon në Godinën “Liria”
Ekspertët e shohin këtë si një “devijim” të fondeve. 17 milionë euro-t, të cilat duhej të shkonin për 20 mijë studentë shqiptarë, po përdoren për një institucion privat me shumë më pak studentë. Akademiku Taulant Muka, ish-ministër i Arsimit, e cilëson këtë vendim si një parregullsi morale, duke theksuar se është e padrejtë t’i jepet prioritet një institucioni privat, duke anashkaluar universitetin publik.“Nuk mund t’i japësh prioritet si shtet një institucioni që nuk është shtetëror, nuk është publik, për më tepër është i huaj, dhe të anashkalosh institucionin më të rëndësishëm arsimor në vend, që është Universiteti i Tiranës.” – u shpreh Muka për shteg.Ai vuri në dukje se 17 milionë euro-t, që duhej të shërbenin për 20 mijë studentë, po shkojnë për një institucion që ka shumë më pak studentë, duke e konsideruar këtë një problem ekonomik dhe moral.“Dhe këtu çdokush pyet që si është e mundur që 17 milionë euro i hiqen 22 mijë studentëve që universiteti i ka, për një kampus për 22 mijë vetë, dhe këto 17 milionë euro kushton dhe për një kampus për 100 vetë, se nuk ka më shumë se 100 studentë Kolegji i Evropës. Pra ka një problem ekonomik edhe në transferimin e parave” – tha Taulant Muka.Ky ishte viti i parë i çeljes zyrtare të mësimdhënies në këtë kolegj, në ceremoninë e të cilit mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, duke mos kursyer falenderimet dhe lavdet për rektoren Mogherini e cila, tashmë është nën hetim në Bruksel nën akuzën e mashtrimit.Prej dy vitesh, studentët e Kolegjit po i kryejnë studimet në Godinën “Liria”, si një gjetje provizore, derisa kampusi i ri të jetë gati. Mos harrojmë në 2018 studentët protestuan për mungesë ambientesh, dhe praktikisht ti po përzë 22 mijë studentë për t’i dhënë prioritet studentëve të një institucioni tjetër.” – tha Taulant Muka.
Kampus për 100 studentë
Në qytetin Studenti, përpara Godinës “Liria”, puna vazhdon pa ndërprerje. Trualli është i rrethuar me gardh metalik, automjetet e mallrave sjellin materialet e nevojshme, dhe themelet e ndërtesës kanë nisur të ngrihen. Çdo ditë punimet vijojnë me ritëm të shpejtë për të përmbushur afatet e ndërtimit të Kampusit të Kolegjit Europian.Sipas ekspertëve, ndërtimi i këtj kampusi po merr formë mbi tokë shtetërore, aty ku ishte premtuar ndërtimi i Kampusit të Tiranës, por Ministria e Arsimit tha për “shteg.org” se hapësira e dedikuar për ndërtimin e Kolegjit të Evropës, nuk ka qenë e parashikuar për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Tiranës.Përgjigjia e dhënë shkurt për “shteg.org” bie ndesh me Vendimin Qeveritar të 13 marsit 2024, i cili thotë qartësisht se zhvillimi i projektit “Kolegjit të Europës” në zonën kadastrale 8160, u miratua duke pasur parasysh procedurat e zhvilluara më parë në kuadër të vendimit nr. 641, datë 29.7.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktor për zhvillimin e procedurave të prokurimit publik për projektet “Ndërtim i kampusit të ri të Universitetit të Tiranës”.Përdorimi i këtij trualli duket se fsheh një sërë parregullsish proceduriale e administrative në raport me legjislacionin shqiptar për planifikimin e territorit.
Hetimi i EPPO-s: dyshime për informacione të brendshme dhe favorizim
Në Belgjikë, bastisjet u kryen në:Zyrat e EEAS në Bruksel. Ndërtesa të Kolegjit të Evropës në Bruges.Banesat e të dyshuarve.Hetimi i EPPO-s fokusohet te procedura e tenderimit për Akademinë Diplomatike të BE-së, një program trajnimi 9-mujor për diplomatët e rinj. Dyshohet se përfaqësues të Kolegjit të Evropës mund të kenë marrë informacione të brendshme për kriteret e tenderit para publikimit zyrtar, duke shkelur rregullat e konkurrencës së ndershme.Ekziston dyshimi se është shkelur neni 169 i Rregullores Financiare të BE-së, që lidhet me transparencën dhe barazinë në tendera.
Faktet nën hetim të raportuara fillimisht nga OLAF mund të përbëjnë:mashtrim në prokurim,korrupsion,konflikt interesi,shkelje të sekretit profesional.Për të vazhduar hetimet, EPPO ka kërkuar dhe ka marrë miratimin për heqjen e imunitetit të disa prej të dyshuarve.
A preket Tirana nga hetimi i Belgjikës?
Duke qenë se Kolegji i Evropës ka një filial zyrtar në Tiranë dhe memoria publike lidh projektin me figura të nivelit të lartë politik Rama dhe Mogherini , skandali që ka shpërthyer në Bruksel hedh automatikisht hije dyshimi mbi çdo segment të rrjetit të Kolegjit, përfshirë edhe atë shqiptar.Pikërisht dhurimi i godinës së Qytetit Studenti dhe investimi 17 milionë eurosh janë tani më shumë se një debat politik , janë një çështje që mund të bëhet pjesë e analizavendërkombëtare mbi mënyrën se si Kolegjit i është zgjeruar veprimtaria në Ballkan. Hetimet në Belgjikë vazhdojnë, dhe mbetet për t’u parë nëse rrjeti i Kolegjit të Europës dhe financimet nga qeveri të ndryshme do të jenë pjesë e një skeme më të gjerë që EPPO po heton.
Mogherini, historia e një eurokrateje, që mbuloi edhe për vilën luksoze të ambasadores Vlahutin

Federica Mogherini nuk është një emër i zakonshëm. Ajo ka qenë ministre e Jashtme e Italisë dhe për 5 vite Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, pozicioni më i lartë diplomatik i Unionit.Në Shqipëri ajo u përdor si vulë besueshmërie edhe për Reformën në Drejtësi, dhe pse më pas rezultoi se ajo që predikonte standarde, pavarësi dhe antikorrupsion është vetë nën hetim për mashtrim, korrupsion dhe manipulim tenderësh në zemër të BE-së.
Në vitin 2017 në Shqipëri plasi një skandal që flet edhe më shumë për lidhjet korruptive të zonjës Mogherini me njerëz të vendosur në krye të misioneve në mbarë botën, ku natyrisht Shqipëria nuk mund të qëndronte jashtë. Portali Neëeurope.eu publikoi një lajm në lidhje me blerjen e një vile ku do të qëndronte kryetarja e misionit të BE-së së asaj kohe, Romana Vlahutin:‘Komisioni Europian ka blerë së fundmi një vilë 1.65 milionë euro në një bllok vilash në periferi të Tiranës. Vila ku do të jetojë ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka kushtuar 4,700 euro metri katror. Interesant është fakti se vilat në zonë variojnë nga 1,000 deri 2,000 euro metri katror. Në një kërkim në internet në Shqipëri, një vilë e tillë e bukur 3-katëshe kushton pak më shumë se 850 mijë euro dhe ka një hapësirë 600 metra katrorë. Ajo që është mbreslënëse është fakti se vila e ambasadores së BE, që kushton 1.65 milionë euro, ka 345 metra katrorë’, shkruante në atë kohë portali.Asokohe nw detyrwn e përfaqësueses së Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Federica Mogherini i është përgjigjur Komisionit për Kontrollin e Buxhetit (CONT) në Parlamentin Evropian në lidhje me blerjen e vilës të ambasadores të BE-së Romana Vlahutin në Tiranë. Në lidhje me këtë çështje, Daily Telegraph njofton se Federica Mogherini kishte në plan të shpenzonte rreth 450 milionë euro për blerje pronash të patundshme në të gjithë botën, duke e arsyetuar me kostot e larta të qerave për krerët e shërbimeve:Një fokus i veçantë i hetimit aktual në Belgjikë është blerja nga Kolegji i Evropës, në vitin 2022, e një ndërtese banimi në Spanjaardstraat në Bruges për rreth 3.2 milionë euro. Prona aktualisht strehon diplomatë që ndjekin akademinë. Blerja ndodhi gjatë një periudhe të raportuar të vështirësive financiare për institucionin dhe pak para se EEAS të niste një tender i cili më vonë i dha kolegjit rreth 654,000 euro fonde nga BE.Federica Mogherini do të largohej nga kjo detyrë në vitin 2019, për t’u emëruar më pas si rektore e Kolegjit të Evropës në vitin 2020. Menjëherë pas kësaj ajo u përball me akuza të tjera. Në vitin 2022 ajo dha dorëheqjen nga bordi ‘Fight Impunity’, një organizatë joqeveritare me njerëz të njohur në përbërje. Dorëheqja erdhi pasi disa zyrtarë europianë, përfshirë disa eurodeputetë dhe vetë nënpresidenten e Parlamentit Europian, Eva Kaili, u akuzuan se kishin pranuar shuma të mëdha parash nga Katari, vendi pritës i Kupës së Botës.Në fakt, duke i marrë me rradhë të gjitha rastet ku është përfshirë në korrupsion zonja Mogherini, ka një ngjashmëri të madhe edhe me veprimtarinë e saj në Shqipëri. Blerje vile shumë herë mbi çmimin, deklarata mbështetëse duke mohuar madje dhe trafikun e drogës, pritje luksoze nga ana e Ramës dhe të tjera si këto kanë qenë prezente në ato vite. Qoka e fundit që ajo do t’i bënte homologut të saj socialist ishte hapja e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë në vitin 2024. Por a është blerë godina nga ana e BE-së për këtë qëllim, apo është ende me qira, kjo nuk është bërë kurrë e ditur.Deri më tani, si rast korrupsioni është raportuar vetëm vila ku është strehuar Misioni në Rolling Hills. Gjithsesi, edhe rasti i Shqipërisë dhe marrëdhëniet e Mogherinit me Ramën janë mjaft të dyshimtë dhe interesant për t’u hetuar.





















