Boris Johnson ka zbuluar se 175 milionë funte të tjera do t’i jepen Ukrainës në ndihmë, shumica e të cilave do t’i dorëzohen drejtpërdrejt qeverisë ukrainase.
Kjo e çon shumën totale të mbështetjes së shpallur deri më tani në MB në 400 milion £.
“Pas 12 ditësh është tashmë e qartë se Putini ka bërë një llogaritje të gabuar, ka nënvlerësuar ukrainasit, rezistencën e tyre heroike, ka nënvlerësuar liderin e tyre dhe ka nënvlerësuar unitetin e Perëndimit”.
Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Kanadaja kanë “mobilizuar mbështetje më praktike dhe të qëndrueshme për Ukrainën”.
Ky Grup Ndërkombëtar Mbështetës do të “koordinojë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ofruar ndihmë afatgjatë dhe të palëkundur tani dhe në të ardhmen.”
Johnson tha: “Ky është momenti që miqtë e Ukrainës të krijojnë një koalicion të mbështetjes ushtarake humanitare, ekonomike dhe mbrojtëse për të siguruar që Putini të dështojë”.




















