Indi, Rritet numri i viktimave, i nxehti shkakton mbi 1700 të vdekur

507
Vijon të rritet numri i viktimave në Indi si pasojë e temperaturave të larta që kanë goditur vendin.
Mbi 1700 persona kanë vdekur brenda një jave nga temperaturat mbi 47 gradë cesius. Sipas autoriteteve mjekësore shkaqet e vdekjeve janë dehidrimi dhe komplikacione të tjera shëndetësore.
Vendet më të prekura janë Andra Pradhesh dhe Telangana, të cilat ndodhen edhe afër njeri tjetrit. Vapa ka krijuar një krizë të madhe në vend, ku spitalet janë të tejmbushur me pacientë dhe shpesh stafi përballet me fluks të papërballueshëm, pavarësisht se në këtë kohe punojnë pa pushim sipas një urdhëri të qeverisë.
Vdekjet si pasojë e vapës në Indi nuk janë të pazakonta, por këtë vit temperaturat e larta kanë ardhur më herët si pasojë e një vale ajri të thatë nga Irani dhe Afganistani, duke gjetur autoritetet të papërgatitura.
Gjithashtu temperaturat e këtij viti janë më të lartat që nga viti 1995.
Autoritetet bëjnë thirje që në kohën e pikut njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mbrohen mga dielli i fortë nëse dalin jashtë dhe të konsumojën shumë ujë. Megjithatë kushtet ekonomike dhe varfëria ka detyruar mijëra persona të punojnë me kosto jetën.
Sigal