‘Tradhti ndaj Kosovës’/ Vasili paraqet në Komisionin e Jashtëm amendamentin për daljen e Shqipërisë nga ‘Open Balkan’

162
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka paraqitur në Komisionin e Politikës së Jashtme amendamentin për daljen e Shqipërisë nga ‘Ballkani i Hapur’.

Petrit Vasili e quan nismën ‘Open Balkan’ si mbështjetje ndaj Serbisë e cila mbështet Rusinë.

“Duhet dalje e menjëhershme nga ‘Open Ballkan’. Kjo nismë është mbështetje ndaj Serbisë që mbështet Rusinë.”-tha Vasili.

Ndër të tjera nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim e quan ‘Open Balkan’ tradhti ndaj Kosovës dhe shkatërrim ekonomik për shqiptarët.

“’Ballkani i Hapur’ është tradhti ndaj Kosovës. ‘Ballkani i Hapur’ është shkatërrim ekonomik ndaj shqiptarëve.”-tha Vasili.