Sigal

Një familje shqiptare, burrë e grua dhe djali i tyre 6 -vjeçar, kanë pësuar një aksident të rëndë rrugor sot në mëngjes, pak pas orës 9:15 përgjatë rrugës Prati, pranë varrezave të komunës.

Përplasja e dhunshme ndërmjet dy makinave ka sjellë tre të plagosur rëndë, familjen e re që u bë copë pas një muri.

Burri 38 vjeç, shqiptar me banim në Santorso dhe gruaja e tij janë shtruar në spitalin San Bortolo të Vicenza në kushte të rënda. Djali i tyre, 6 vjeç, për shkak të traumave,  u transportua me helikopter në Verona.

Shoferi i makinës tjetër ishte po ashtu shqiptar. 44 vjeç, banor në Piovene. Edhe ai është plagosur.