26 të vdekur nga gripi i derrave në lindje të Ukrainës

412
Si rezultat i gripit të derrave të njohur si H1N1, në rajonet e kontrolluara nga separatistët rusë në lindje të Ukrainës, kanë vdekur 26 persona. Agjencitë ruse të lajmeve i kanë cituar përfaqësues të paidentifikuar të separatistëve, të kenë thënë se të gjitha shkollat janë mbyllur deri më 30 janar, me qëllim që të parandalohet rritja e numrit të të infektuarve nga virusi.
Sigal

Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës ka konfirmuar më 19 janar se nga gripi i derrit në tërë territorin, kanë vdekur 51 persona. Ministri ukrainas i Shëndetësisë, Alexander Kvitashvili, ka kërkuar nga ukrainasit që të mos krijojnë panik, duke thënë se janari është muaji kur ky virus e arrin kulminacionin.

Zyrtarët kanë njoftuar se nga gripi i derrit, dhjetëra persona kanë vdekur edhe në republikat tjera ish-sovjetike. Zyrtarët në Armeni thonë se që nga 1 janari kanë vdekur 18 persona derisa zyrtarët e shëndetësisë në Shën Petërsburg të Rusisë, kanë njoftuar më 19 janar, se pesë banorë kanë vdekur nga virusi H1N1, shkruan rel.