2 civil dhe një polic mbetën të vdekur, bilnaci i një breshërie të shtënash në Kolorado

432
Një polic dhe 2 civilë kanë mbetur të vdekur nga një breshëri të shtënash me armë zjarri në qytetin Kolorado Springs të Shteteve të Bashkuara.
Mediat lokale raportojnë për 9 të plagosur edhe në radhët e civilëve por ende nuk ka shifra të sakta.
Ngjarja ka ndodhur në një klinikë mjekësore dhe dëshmitarët thonë se janë dëgjuar më shumë se 20 të shtëna.
Ende nuk dihet nëse ka qenë ndërtesa në fjalë shënjestër e autorit, i cili është futur në një banesë dhe ka qëlluar mbi policinë.
E gjithë zona ka mbetur e rrethuar për 5 orë derisa Forcat e Policisë kanë vënë në pranga të dyshuarin.
Një burim nga zyrat e drejtësisë e ka identifikuar të dyshuarin si shtetasi Robert Lewis Dear nga Karolina e Veriut ndërkohë që nuk janë dhënë detaje të tjera.
Për momentin autoritetet nuk konfirmojnë nëse kemi të bëjmë me sulm terrorist, apo ka qenë një sulm individual.
Sigal