VIDEO/ Hoteli më Turqi përfshihet nga flakët, klientët të frikësuar hidhen nga ballkoni

475
Sigal

Pamje shokuese vijnë nga një hotel gjashtë katësh që mori flakë në Izmir të Turqisë. Klientët në përpjekje për të shpëtuar jetën u hodhën nga lartësia mbi makinat e parkuara.
49F69DD300000578-5471707-image-a-24_1520418700134
Sipas mediave vendase katër persona u dërguan në spital, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
49F69DCF00000578-5471707-image-a-23_1520418693258
Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në hotel, por dyshohet se ka qenë shpërthimi i një karikuesi telefoni. Ekipi hetues gjeti një karikues në prizën e një prej dhomave të katit të pestë, nga ku dyshohet se ka rënë zjarri. Më pas flakët kanë përfshirë perdet, dhomën dhe të gjithë hotelin shkruan Hurriyet.

Në një video të publikuar shihen dy vajzë që hidhen ballkoni, për t’i shpëtuar flakëve. Pronari i hotelit tha se vajza me veshje të verdhë që ra nga lartësia ishte bjelloruse, ndërsa tjetra nga Kazakistani. E reja nga Bjellorusia ka thyer të dyja këmbët, ndërsa vajza tjetër ka thyer brinjët.