Shtohen kriteret tek Magjistratura, ambientet dhe stafi, të pamjaftueshme

904

Intervista/Flet për kriteret e reja Drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës, Prof.Dr Mariana Semini

Shkolla e Magjistraturës këtë vit do të pranojë 8 aplikantë për gjyqtarë. Këtë vit në shkollën e Magjistraturës nuk do të ketë vënde vakante për Prokurorë, një fakt të tillë na e bën të ditur në një intervistë për “Telegraf” drejtoresha e kësaj shkolle Marjana Semini. Krahas kritereve egzistuese këtë vit do të shtohet një kriter tjetër për aplikantët dhe ai është kriteri i gjuhës së huaj, kjo sipas drejtoreshës është bërë sepse ka disa lëndë që do të zhvillohen me ekspertë rezidentë të huaj. Tarifa e rregjistrimit nuk do të pësojë ndryshim, është po ajo e viti të kaluar një shumë prej pesë mijë lekësh të reja.

 -Zonja Semini, çfarë kriteresh duhet të plotësojnë aplikantët për magjistratë për t’u regjistruar në procesin e trajnimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës?

-Kriteret janë ato kritere që duhen për të qënë gjyqtarë dhe prokurorë i ardhshëm, të cilat  janë të përcaktuara edhe në ligjin për organizimin në gjyqësor. Meqënëse Shkolla e Magjistraturës rregulloet me një ligj të vecantë, prej organeve drejtuese të ngritura prej tij janë përcaktuar edhe disa kritere specifike që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë profesionale, të tilla si:pasja e një diploma universitare të sistemin 5 vjeçar nga fakultetet e drejtësisë Brenda vendit. Nëse studenti ka mbaruar studimet jashtë shtetit duhet të bëjë ekuivalentimin e diplomës në Ministrinë e Arsimit. Me këtët grup bashkohen edhe diplomat katërvjecare që njehsohen me Masterin e nivelit të dytë. Kjo do të thotë që diplomat Bachelor nuk janë të mjaftueshme për të ndjekur shkollën e Magjistraturës.

Veç kësaj ka një kriter që lidhet me notën mesatare që fillon nga 80% e lart e notave të marra në procesin mësimor, pavarësisht nga diploma e marrë, brenda apo jashtë vendit.

Sivjet është shtuar edhe kriteri i certifikimit të njohjes së gjuhës së huaj anglisht ose frëngjisht. Meqënëse ligji për arsimin e lartë ka parashikuar që diploma për shkollën e Magjistraturës është ekuivalente me një diplomë post master, si të thuash me një diplomë të shkallës së tretë. Kjo na ngarkon me detyrimin që kandidatët tanë duhet të kenë të mbrojtur gjuhën angleze me çertifikata ndërkombëtare të njohura me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit që ka dalë në zbatim të ligjit për arsimin e lartë.

Këto janë kriteret për të marrë pjesë në konkurrim. Pastaj, duhet të radhitesh në vendet fituese sipas numrit të vendeve vacantë të shpallur paraprakisht nga institucionet përkatëse, që të fillosh studimet në Shkollë.

 -A janë të përcaktuara qartë llojet e çertifikimit të gjuhës së Huaj?

-Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit janë përcaktuar edhe llojet e çertifikimit ndërkombëtar si “TOEFL”, apo dhe të tjera. Ndërkohë, sivjet Këshilli Drejtues i Shkollës vendosi të ketë një zbutje të ktëij kriteri. Më konkretisht për vitin akadmeik 2012-2013, ne kemi pranuar edhe çertifikimin kombëtar që bëhet nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe kemi pranuar edhe Anglishten edhe Frengjishten. Por ky kusht do të jetë vetëm për këtë vit, ndërkohë që vitin tjetër do të referohemi tek Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit në mënyrë të plotë. Gjuha e huaj u vu edhe për një arsye tjetër, sepse ne brenda programit të trajnimit fillestar, kemi prej dy vjetësh edhe anglishten ligjore, që na bëhet me ekspertë rezidentë të huaj, kështu që një person që nuk di gjuhën bazike nuk mund kualifikohet pastaj në gjuhën ligjore dhe për rrjedhojë të diplomohet si magjistrat. Ndërkohë sistemit gjyqësor shqiptari i duhen gjyqtarë e prokurorë sa më të përgatitur, njohës të gjuhëve të huaja me qëllim që të mos kenë vështirësi në shfrytëzimin e literaturave dhe vendimeve  të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, drejt një modeli të gjyqtarit europian, gjë që kuhstëzohet edhe me hyrjen e vendit në BE.

 -Sa do të jetë numri i kuotave që do të pranohen në shkollën e Magjistraturës, vitin e ri akademik?

-Për vitin e ri akademik do të ketë 8 vënde vakante për gjyqtarë dhe nuk ka asnjë vënd bosh për Prokurorë. Kjo do të thotë se nisur nga numri i regjistrimeve që ne kemi cdo vit nga 200-250 vetë, me një përllogartje të thjeshtë i bie që të konkurojnë 25-30 persona për një vend. Konkurrenca është e fortë.

-Ju u shprehët që nuk ka vënde për Prokurorë, a ka një përgjigje përse nuk ka vënde këtë vot për Prokurorë?

-Caktimi i vëndeve vjen pasi bëhen studime nëpër institucionet përkatëse. Këshilli i Lartë i Drejtëisë bën studimin për gjyqtarë dhe Prokuroria bën studime në institucione për Prokurorë. Ne i drejtohemi me shkresë institucione që pa mbaruar viti akademik akoma dhe ata na japin numrin që duhet. Ne numrin e bëjmë publik në faqen zyrtare të shkollës, kështu që këtë vit ne kemi 8 vende për gjyqtarë. Nuk marrim ndonjë shpjegim të vacantë kur nuk ka vende vacant.

 -Për vitin e ri akademik a do të ketë ndonjë ndryshim tarifa e rregjistrimit në shkollën tuaj?

Jo, përsa i përket tarifës së rregjistrimit ajo është e pandryshuar, është 5 mijë lekë të reja. Sepse duhet të saktësojmë që këtu ka vetëm në tarifë rregjistrimi, pasi nuk ka tarifë vjetore shkollimi që duhet të paguajnë kandidatët, ashtu siç janë në disa universitete. Madje shteti i paguar kandidatët gjatë viteve që janë në shkollë. Vitin e parë dhe vitin e dytë ata marrin gjysmën e pagës së gjyqtarit të shkallës së parë, ndërsa vitin e tretë ato marrin pagën e plotë të gjyqtarit të shkallës së parë. Ne nuk jemi si institucionet e tjera shkollore të sistemit universitar e pasuniversitar. Shkolla e Magjistraturës është një institucion i pavarur, i organizuar si një ent publik, por që synon ngritjen profesionale dhe kjo është arsyeja që kandidatët nuk paguajnë për shkollimin e tyre. Shteti kujdeset për të përgatitur një grupim që do të jetë mbajtës i njërit nga pushtett në të ardhmen dhe këtë model ndjekin ehe shkollat e magjistraturës në botë. Tarifa e rregjistrimit është një tarifë me karakter administrativ.

 –Stafi i shkollës së Magjistraturës dhe ambjentet a kanë nevojë për shtime?

 -Ne kemi një staf që është totalisht akademik, pedagogjik dhe administrativë që përbëhet nga 23 vetë. Por ky është një staf shumë i vogël në krahasim me punën që ne bëjmë, sepse krahas trajnimit fillestar ne organozojmë edhe trajminin vazhdues. Trajnimi vazhdues do të thotë, që gjithë gjyqtarët dhe Prokurorët që janë në proces që janë mbi 650 duhet të vijnë në shkollë 12-20 ditë në vitë. Ky është një numër i konsiderueshëm ditësh. Shkolla realizon 90 seminare në vit nga 2 ditë secili. Pra i bie në total i bie 180 ditë pune active dhe menaxhimi vetëm me 23 vetë është e pamunudur. Për këtë arsye ne punojmë me një grup tre herë më të madh ekspertesh e trajnerësh të jashtëm. Nevojat për shtim të stafin janë të mëdha, mirëpo në kushtet që jemi edhe buxheti nuk lejon shtesa të mëdha, ne na janë bërë shtesa në organikë vite, por të vogla. Ambjentet siç e shihni nuk janë të plotësuara. Më minimale nuk ka ku të shkojë. Administrata po punon disa veta në një zyrë, kemi vetëm një sallë të trajnimit fillestar dhe vetëm një sallë të trajnimit vazhdues. Por nëse do të bënim llogari që janë 180 ditë pune në vit, dhe qëllojnë që përplasen dy seminare, e kemi më vështirë, se duhet të marrim me qira salla e ambjente jashtë shkollës por që janë me kosto. Në këtë aspect na i mbulojnë partnerët e donatorët ndërkombëtarë e këmbëtarë.

-A keni bërë kërkesë për shtim të ambjenteve dhe çfarë përgjigje keni marrë?

Po, shpresojmë që do të bëhemi pjesë e pallatit të ri të Drejtësisë, sepse kështu është parashikuar. Shtimi i ambjentevë është bërë njëherë, ndërkohë që Fakulteti i Gjeologji-Minierave punon me sistemin e tij dhe nuk është e lehtë që të merren ambjente në këtë godinë që jemi. Zgjidhja do të ishte që të kishim një ambjent të veçantë për shkollën. Në kuadrin e projektit iPA të Bashkimit Europian që ka marrë përsipër ngritjen e Pallatit të Drejtësisë, brenda institucioneve që do të jenë në atë kampus, aty do të jetë edhe ambjenti për Shkollën e Magjistraturës. Por kjo do të zgjasi për 4-5 vjet.