Universitetet,Peleshi:KM miraton mbylljen, mashtruesit para ligjit

520
TIRANË – Zëvendës-Kryeministri, Niko Peleshi ka bërë publik sot dy vendime të Këshillit të Ministrave për heqjen e licencave të Universiteteve që u gjetën me shkelje të rënda nga kontrolli i Ministrisë së Arsimit dhe pezullimin e disa Universiteteve të tjera. “Sot qeveria mori dy vendime të rëndësishme duke i dhënë fund situatës së turpshme të arsimit të Lartë dhe tregut të diplomave duke i hapur rrugën një arsimi real.”-tha Peleshi. Ndërsa ka bërë publike emrat e Universiteteve private që u hiqet licenca dhe atyre që pezullohen, Niko Peleshi u shpreh se faqja e re për ligjshmërinë e Arsimit të Lartë do shkruhet deri në fund me ligjshmëri të plotë dhe transparente. Gjithashtu Peleshi u ka apeluar institucioneve të drejtësisë që të nxjerrin para ligjit mashtruesit që kanë grabitur paratë e familjeve, duke shtuar se studentëve të Universiteteve që mbyllen do u jepet në shans i dytë.
Më poshtë lista e Universiteteve që u hiqet licenca pas vendimit të Këshilli të Ministrave:
SHLUP “Vitrina”
SHLUJ “Universiteti Kristal”
SHLUJ “Justiniani I”
Akademia e Ndertimit, Tiranë
SHLP “Universiteti Elite”
IPAL “Shkolla e Lartë “Illyria”
Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës
SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës”
Akademia Pedagogjike, Tiranë
IALP “Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”
IPAL “Kolegji profesional i sporteve, Fier”
Kolegj profesional “Argent”, Shkodër
IALP “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”
Shkolla e Lartë Private e Edukimit
Kolegjet Profesionale, private “Medicom”
IP “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”
SHPAL “Gjon Buzuku”, Shkodër
SHLUJ “Medikadent”

Sigal

Më poshtë lista e Universiteteve që pezullohen pas vendimit të Këshilli të Ministrave: 
Universiteti “Aldent”
SHLP “Hëna e plotë” (Bedër)
Kolegji Profesional privat “New Generation”
SHLP “Logos”
SHLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
Kolegji Profesional “Ivoclar Vivadent &Partners”
ShLAP “Pavarësia” Vlorë
Akademia Profesionale  e Biznesit
IPAL “ISSAT”
ShLUJ “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
SHLUJ “Justicia”
SHLUP “Wisdom University”
Universiteti privat “Albanian University” (Ish UFO)