Mbyllet raundi i dytë i regjistrimeve në universitete, fituesit e fundit shpallen më 16 tetor

430

Gazeta Telegraf/

 

Sigal

Ministria e Arsimit
dhe Sportit, në funksion të këtij procesi ka
 vënë në përdorim një program të kompjuterizuar që
është i lidhur me të gjitha sekretaritë e njësive
kryesore ku bëhen regjistrimet. Çdo përditësim lidhur me
regjistrimet e kandidatëve do të
bëhet në kohë reale.

Kjo
do të lejojë edhe kontrollin në kohë reale
të veprimeve të kryera nga të gjithë kandidatët në
programet e ndryshme të studimit, për të cilat jeni të
interesuar, dhe për pasojë, operimin e menjëhershëm në
përgjigje të veprimeve të kërkuara nga kandidatët apo
sekretaritë mësimore.

 

Nisur nga fakti se
preferencat tuaja janë shprehur përmes aplikimeve me shumë alternativa, shanset për
të fituar janë mjaft të gjera. Nga ana tjetër,  është e kuptueshme që do
të ketë kandidatë që do të fitojnë më shumë se
një alternativë duke bllokuar më shumë kuota.

Asnjë panik! 

 

Ministria e Arsimit
dhe Sportit bën me dije se raundi i dytë vijon me fazat e mëtejshme
të uljes së vizës për kandidatët fitues, duke vendosur
në dispozicion të gjitha kuotat e
mbetura të paplotësuara për çdo program studimi, deri në plotësimin
e të gjitha këtyre kuotave nga kandidatët e rankuar në listën
përfundimtare të shpallur më datë 12 tetor 2016 nga
institucionet e arsimit të lartë. Pra, nuk do të ketë kuota të
paplotësuara në të gjitha ato programe ku ka kandidatë të
rankuar në lista.

 

Për të siguruar
një informim sa më të plotë të studentit për
mundësitë e regjistrimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgatitur
një program të informatizuar që  i
mundëson çdo kandidati të verifikojë në kohë reale mundësitë që ai
ka për t’u regjistruar në raundin e dytë, por jo vetëm, edhe mundësitë që do
të ketë në fazën e mëpasme të uljes së vizës, po
në kohë reale, që gjatë raundit të dytë. Kështu, ju mund
të zgjidhni të regjistroheni në ato programe ku rezultoni fitues
gjatë fazës së dytë apo në ato që ju shfaqen si
mundësi që në raundin e dytë, por që mund të regjistroheni gjatë zbritjes së
vizës që është faza e mëpasme. Nëse ju zgjidhni këtë të fundit, humbisni
mundësinë për t’u regjistruar në programet ku ishit fitues gjatë raundit të
dytë, duke liruar vendet për kandidatët e tjerë që presin uljen e vizës. 

 

Asnjë shqetësim dhe
për kandidatët që kanë rezultuar jofitues deri në fund të raundit të dytë!

Këta kandidatë duhet
të presin fazat pasardhëse, pasi për regjistrimet në përfundim të çdo faze
mundësitë shfaqen në fazën e mëpasme, në fillim të saj, si dhe gjatë
regjistrimeve në kohë reale më pas.
Ulja e vizës së fituesit
të fundit do të bëhet pas mbylljes së procesit të regjistrimeve
për raundin e dytë, më datë 16 tetor 2016 dhe do
të pasohet nga dy nënfaza të tjera 2-ditore, gjatë të cilave
do të plotësohen të gjitha kuotat e mbetura pa
plotësuar.

 

Për të gjitha
procedurat, në faqen web të Ministrisë së Arsimit dhe
Sportit, do të gjeni videot dhe manualet shpjeguese me sqarime
të detajuara lidhur me procesin.

 

Duke qenë se
mbarëvajtja e procesit garanton plotësimin e të gjitha  kuotave për kandidatët, të rankuara për
programin përkatës të studimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka
angazhuar  gjithë stafin e saj dhe të
institucioneve të varësisë në funksion të garantimit të zbatimit korrekt të
procedurave të regjistrimit nga ana e sekretarive të fakulteteve, sipas
procedurave të miratuara dhe  të
demonstruara në videot e publikuara 
në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

 

Nga
ju, kërkohet maturi dhe njohje e plotë e procesit
të regjistrimit, që do të thotë vëmendje dhe saktësi në veprimet që do të
kryeni  në zgjedhjen tuaj për regjistrim në
programin e studimit. Duhen shfrytëzuar të gjitha mundësitë
që lejon sistemi, sepse gjatë procesit
të regjistrimit krijohen hapësira të reja. Në mbyllje të
procesit do të ketë mbulim të plotë të kuotave dhe
njëkohësisht plotësim të aspiratave të kandidatëve dhe familjeve
të tyre për arsimim në institucionet e arsimit të lartë.

 

Në emër të Ministrisë
së Arsimit dhe Sportit, më lejoni t’ju garantoj bashkëpunimin, mbështetjen
dhe  seriozitetin e stafit akademik dhe
administrativ të institucioneve të arsimit të lartë në funksion të mbarëvajtjes
dhe suksesit të këtij procesi.