Matura Shtetërore dhe shanset për universitet

694
Sigal

Përvoja e Maturës Shtetërore drejt një standardizimi dhe kurrikule të strukturuar

Sistemi arsimor në Shqipëri është reformuar në mënyrë të vazhdueshme në përputhje me gjendjen dhe perspektivat e zhvillimit, por edhe me përmbushjen e aspiratave për integrimin e Shqipërisë në Europë. Reformat kanë qenë si në strukturë ashtu dhe në përmbajtje. Ato ndihmojnë të gjithë aktorët e shkollës të përcaktojnë rolin e tyre. Një nga reformat më të mëdha dhe mjaft e lakuar është Matura Shtetërore ( MSH). Ajo lindi duke u bazuar në skemën  “Antikorrupsion” dhe vënien e sistemit arsimor në të njëjtin standard. Këto janë dy veçori që i dhanë rëndësi MSH. Po a ia arriti qëllimit, në këto vite të zbatimit të saj, Matura Shtetërore !? Këtë herë opinionet e mia do t’i jap jo vetëm si pjesë e arsimit parauniversitar dhe e angazhuar në tri matura shtetërore, por edhe si prind i një maturanteje të porsadiplomuar. Gjersa Matura Shtetërore lindi dhe vazhdon si skemë “Antikorrupsion”, ajo duhet vlerësuar. Këtë e bazoj në krahasimin me “Konkurset e pranimit në shkollat e Larta dikur”, të cilat u përfolën shumë për korrupsion. Në listat e konkurrentëve, atëherë, mund të shikoje në vendet e para, në degët jo pak të preferuara, nxënës me mesatare të ulët. Sistemi  “Meritë-Preferencë” që në fillimet e tij i minimizoi këto dukuri dhe kjo dha një impakt pozitiv tek prindi. Por kjo nuk do të thotë që Matura  Shtetërore nuk ka nevojë për përmirësim madje, jo pak. Përmirësime janë bërë çdo vit, madje duhet theksuar ai në maturën e vitit të fundit ku plotësimi i Formularit A2 u bë pas përfundimit të provimeve  të MSH. Portofoli i pikëve të nxënësit është përcaktues për të fituar shkollën e lartë nxënësi. Në sistemin Meritë -Preference”, portofoli  i nxënësit (sasia e pikëve që ka grumbulluar nxënësi), është përcaktues  për të fituar shkollën e lartë. Sigurisht dhe përcaktimi  i saktë i preferencave nga nxënësi e prindi ka rëndësinë e vetë. Nëse nxënësi nuk fiton shkollë për shkak të mosrenditjes saktë të preferencave të tij, përgjegjësia mbetet  tek vetja dhe prindërit. Por çështja shtrohet  sa real është ky portofol. Që do të thotë, sa e meriton këtë degë që  “X” nxënës fiton duke u mbështetur në këtë portofol. Në portofol përfshihet totali i pikëve që fiton nxënësi  bazuar në mesataren e tre viteve dhe rezultatet e provimeve të MSH, përllogaritur në bazë të një formule të caktuar, përfshirë koeficientet e lëndëve dhe të shkollës  Kur themi real nuk nënkuptojmë përsosmëri  pasi përsosmëri nuk gjen asgjëkund dhe te askush. Po bëj teori konspirative, po  mendoj (aludoj) se portofoli i nxënësit nuk është real  që do të thotë  ose mesataren e tre viteve ose notat në provimet e MSH nuk janë real, atëherë ndodh penalizimi i nxënësit të mirë me portofol real e si rrjedhojë krijohet impakt negativ te prindërit përkatës dhe të tjerë. Në këtë rast cenohet sistemi meritë-preferencë për disa. Unë mendoj që të dy mundësitë që aludova  mund të vërehet më shumë në shkollat private apo në rrethe pa përjashtuar  edhe Tiranën në shkolla të veçanta e në individë të veçantë. Po ashtu ndodh që  8 e një nxënësi në gjimnazet me emër është 10 për një nxënës në ndonjë gjimnaz  periferie në klasat me nivele të ulëta. Më e keqja kur një nxënës ka rezultate të mira dhe shumë të mira në lëndët e tjera;vetëm në një lëndë stonon dhe në provimet e MSH notat përputhen me rezultatet e 3-viteve,vetëm në lëndën që “stononte” nxënësi ka rritje të ndjeshme, atëherë dukshëm del  demotivimi i nxënësit në masë të madhe, nga mësuesi. Prandaj është e nevojshme Matura Shtetëror  si vlerësim i jashtëm i shkollës. Ndërsa mesatarja e 3-viteve përbën vlerësimin e brendshëm.  Vlerësimi i brendshëm dhe ai i jashtëm përbëjnë vlerësimin e shkollës. Kjo nuk do të thotë se ka humbur besimi te një plejadë mësuesish, por janë kërkesa të domosdoshme dhe kush ka njohuri të sakta mbi drejtimin dhe administrimin  e arsimit nuk e quaj mosbesim tek mësuesit. Mësuesi  ka detyrë të motivoj notën e nxënësit,se kështu e motivon të mësojë më tepër dhe jo ta demotivoj  dhe përcjell stres tek nxënësi dhe prindi. Në portofol jo real mund të çojë dhe ndonjë parregullsi jo e vogël gjatë provimeve të MSH, ku një ndër të përfolurat ka qenë funksionimi i celularit. Si ndihet një prindër kur duke pritur fëmijën e vet të dalë nga provimi dëgjon një maturant që sapo ka mbaruar provimin duke u thënë shokëve: “Unë i kopjova të gjitha pyetjet…”!!! Ai që i kopjon  të gjitha kuptohet sa njohuri ka, por ai do të fitojë më shumë pikë e do të marrë degën e dikujt që ka pikët e veta. Apo rastet kur nxënësi i 5-ës merr 10 në provim. Qëllimi i Maturës Shtetërore është vendosja e sistemit arsimor në të njëjtin standard, dhe realisht është  tipari më themelor vlerësues i kësaj reforme dhe që të çon  në mendimin që nuk duhet ndryshuar, por duhet përmirësim sidomos në zbatimin e saj. Për këtë  unë mendoj që duhet patur kujdes  në këto pika: 1. Dhënia më shumë përgjegjësi drejtorit të shkollës në këto provime, pasi në kushtet e deritanishme dhe mund të abuzojë. 2. Zbatimi i rregullores së provimit nga të gjithë aktorët pjesëmarrës në provim duhet të jetë një kërkesë primare, duke nënvizuar fort masat në rast moszbatimi. Kjo ndër të tjera nënkupton përgjegjshmëri nga të gjithë por në veçanti nga administratorët e provimit (AP), përgjegjësi i katit dhe përfaqësuesi i DA apo ZA, pasi kryeadministratori (KP) ka dhe plotësimin e dokumentacionit që nuk është pak. Nuk është fjala që AP  ta stresojë nxënësin por të jetë korrekt. Madje  nxënësi duhet të jetë i qetë. Nuk është ndonjë thyerje rregulli, sipas meje, nëse nxënësi kujton një formulë që ai e di që duhet zbatuar por nga emocionet e harron. Mosrregullësi janë rastet e sipërpërmendura etj. 3-Bërja e një analize serioze pas çdo Maturë Shtetërore, duke bërë krahasime midis rezultatit të provimit dhe notës së vlerësuar nga mësuesi, duke parë të dyja anët e medaljes, si atë të vlerësuar më shumë dhe atë  të vlerësuar më pak, madje këtu duhet ndalur më shumë, por duke  u ndalur me shumë kujdes dhe tek AP se mund të jetë dhe ai shkak i këtyre notave. Mënyrat e zhvillimit të analizës duhen menduar mirë nga MASH-i. 4. Riparja e koeficienteve  të shkollave. Unë mendoj që nuk duhet të kenë të njëjtin koeficient të gjitha gjimnazet  e Tiranës  dhe aq me  keq të njëjtë me ato të rretheve. Kjo del pasi bëhet analiza serioze pse në ndonjë vit ka ndodhur që në UT  shumica e studentëve janë nga rrethet. 5. Unë mendoj që AP duhet të jenë të lëndëve përkatëse, p.sh, në provimin e matematikës, mësues matematike pasi do të rritej përgjegjësia e tij. 6. Kujdes në hartimin e testeve. Këtë e them  nga një vëzhgim i imi në notat e provimit të  Anglishtes në një shkollë. Më ranë  në sy notat e ulëta në ndryshim nga ato që prisnin nxënësit dhe çka ishin vlerësuar nga mësuesit. Kjo më shumë më çon të mendoj se teza ka qenë paksa e vështirë, pasi vërej që mësuesit tentojnë në teza më të vështira, duke ditur që shumica e nxënësve bëjnë mësime private në këtë lëndë. Teza duhet hartuar në përputhje me programet lëndore,aq më tepër që matura e fundit është matura që është përballur me shumë sfida,të cilat i  kam renditur në një shkrim tjetër. Kjo është matura e parë me kurrikul të strukturuar, ku nxënësi zgjedh kurrikulën individuale. Kur diskutohet për një sistem duhen thënë impaket pozitive dhe negative që  dha ky sistem. Duke bërë krahasimin e tyre unë mendoj që sistemi meritë-preferencë është më i mirë se konkurset në universitete.