Gazeta Telegraf/ Teksti i tmerrshëm në shkollat shqiptare: Kur do t’ju vdesë motra?!

532
Sigal

Gazeta Telegraf/


Ky tekst me të
cilët mësojnë fëmijët shqiptarë të shkollave 9-vjeçare është një skandal i
vërtetë që shkon përtej të paimagjinueshmes. Gjuhë kërcënimi, frikë dhe terrori
nga helmime vdekjeprurëse, janë përdorur në një problem matematikor, si më
poshtë. “Ju po udhëtoni në një tren së bashku me motrën tuaj pa bileta.
Kontrollori vjen dhe ju gjen. Ai është i autorizuar të përdorë një dënim
special për raste të tilla. Për këtë qëllim ai nxjerr një kuti, e cila ka nëntë
çokollata në dukje të njëjta, por njëra prej tyre janë me helm vdekjeprurës dhe
ju detyron të zgjidhni me radhë, njëra pas tjetrët nga një çokollatë dhe ta
hani”.

Autorët e
tekstit pyesin nxënësin se sa është probabiliteti që motra të vdesë, e sa që të
jetojë.

“Në qoftë se ju
zgjidhni e para, sa është probabiliteti që ju nuk do të vdisni, po qe se motra
juaj dihet se nuk do të vdesë?”, Pikërisht kjo është pyetja më skandaloze e
problemit matematikor.