Aplikimi/ Maturantët që duan degët e mjekësisë do të testohen në Gusht

47
Sigal

Për herë të parë, këtë vit të gjithë maturantët që do të aplikojnë nga data 29 korrik deri në 3 gusht për në universitet dhe do të zgjedhin degën e Mjekësisë, do i nënshtrohen testimit të pranimit të formatizuar të përgatitur nga ekspertë të universitetit të Kembrixh.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotë se maturanti do të marrë përgjigjen direkt në përfundim të testimit. Testimit do i nënshtrohen edhe aplikantët nga trojet, por këta të fundit do e kryejnë atë në shtator.

Gjata thotë se vitin tjetër do të shihet mundësia e rritjes së peshës specifike të testimit, mbi 30 % që është këtë vit. Këtë vit në Universitetin e Mjekësisë janë 450 kuota pranimi.

Ulje e numrit të nxënësve për klasë. Ja ndryshimet për vitin e ri shkollor

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka bërë me dije se janë miratuar disa ndryshime për vitin e ri shkollor, 2023-2O24, që sipas saj synojnë rritjen e cilësisë dhe kushte më të favorshme për mësuesit dhe nxënësit.

Kushi bën me dije se numri mesatar i nxënësve për klasë do ulet nga 35 në 30, në të gjitha gjimnazet dhe shkollat e orientuara.

Gjithashtu, njofton se do të rritet numri i nëndrejtorëve në shkolla, ku përkatësisht Kushi thotë: “Shkollat, që kanë mbi 800 nxënës do të kenë tre nëndrejtorë, ndërkohë që ky numër më parë ka qenë mbi 900 nxënës”.

Një tjetër ndryshim që bën me dije ministrja është që në të gjitha shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor.

“Kur numri i nxënësve kalon mbi 130, atëherë shkolla do të ketë dy nëndrejtorë”, sqaron ministrja.