AKP/ Ja lista me pikët e fituesit të fundit raundi i I faza e II

1096
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listën me pikët për fituesin e fundit të raundit të parë faza e dytë për të gjitha degët e Universiteteve Publike.
Ndërkohë që po kjo agjenci njofton të gjithë maturantët fitues në këtë fazë se rregjistrimet fillojnë nga 15 shtatori deri më datë 19 Shtator si dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për rregjistrimin
Njoftimi i AKP
Regjistrimi për Raundin 1 – Faza 2 mund të kryhet nga data 15 Shtator 2015 deri më datë 19 Shtator 2015, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve, për të gjithë kandidatët fitues që e gjejnë veten si të tillë në listat e kësaj faze të shpalluara në faqen e AKP www.akp.gov.al dhe ne faqen e MAS www.arsimi.gov.al
Sjellim në vëmendjen tuaj dokumentacionin që duhet të dorëzoni pranë sekretarive mësimore të fakulteteve, që të rezultoni të regjistruar përfundimisht në programin e studimit ku jeni shpallur fitues:
1. Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e panoterizuar); 2.
2 fotografi personale;
3. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë, për llogari të IAL-së përkatëse. Kujdes :
Respektoni afatet e regjistrimit që të mos humbisni të drejtën e vazhdimit të studimeve 

Lista me fituesit e fundit të fazës së dytë


Sigal