Politika që nuk i shërben Kombit dhe Atdheut !

187

Analiza nga Evdal Nuri / Varfëria është ulur këmbëkryq. 21% me zor mbyllin muajin për tu ushqyer, 71% nuk kursejnë dot, 5% jetojnë normalisht dhe 3% zotrojnë 80% të pasurisë kombëtare. Mallkimi për 850 mijë shqiptarë, që marin bukën me listë

 

27% e shqiptarëve me zor mbyllin muajin dhe nuk kanë para mjaftueshëm për ushqim, kurse 71% nuk kursejnë asgjë Nuk është politikë, ajo që s’i shërben Kombit dhe Atdheut….! Shifra që tregojnë nivelin ekonomik e varfërinë ekstreme që na shoqëron 1- -27% e 71%…! Ndofta do jetë i rrallë shkrimi që fillon me dy numra ! E kam të qartë se do bëheni kurioz, do ta lexoni e do të kuptoni se bëhet fjalë për një problem të rëndësishëm ku shumica nga ne e gjënë veten tek 27% , ose tek 71%. Dy shifra janë, por tregojnë nivelin ekonomik e varfëri ekstreme që na shoqëron . Dy shifra që të dëshpërojnë, por dhe të revoltojnë, pse jemi katandisur kështu ? Të varfrit 98%. Të pasurit 2 % ! Pra, kjo gjendje është produkt i politikës e atyre që na drejtojnë, na ‘”japin mend “ jo vetëm në politikë, por dhe në ekonomi, drejtësi, biznes e gjetiu ! Oligark thonë, por hajde gjeje se kush janë ? Asnjë s’ pranon ! Kohët e fundit ” fjalori’ na është pasuruar më fjalët Veting, S.P.A.K,( strukturë e posaçme antikorrupsion), K.Ç.K. (kap ç’të kapësh ). Tani ANTI – K.Ç.K . S’e di nëse ka mbetur gjë pa kapur ? Thonë se do bëjnë ‘namin’, por të shohim…?! Kur e kanë kaq ‘merak’ , pse s’e fillojnë nga vetja ! Gjithë ditën flasin , për të tjerët e asnjëherë për veten ! Në tridhjetë Vjet, gjithçka është kapur. Uzinat, fabrikat, bregdeti, minierat, pyjet, pronat, tokat. Është kapur drejtësia, doganat, taksat, tatimet e tjerë. Tani krahas drejtësisë kemi dhe S.P.A.K –un, K.Ç,K-në Flitet dhe për ndonjë strukturë tjetër ! Nuk e kuptoi këto struktura paralele, plotësojnë, anashkalojnë, zëvendësojnë, apo përjashtojnë njëra- tjetrën ! Nuk dihet se kush do të dënojë krimin, korrupsionin, trafiqet ! Do të bindemi kur të shohim, ç’do të bëjnë konkretisht, së në praktikë e me fjalë kemi dekada që i dëgjojmë ! 2-Rezultatet e sondazhit: Mikrofinanca Shqiptare ka organizuar një takim ku bëri publike rezultatet e një vëzhgimi lidhur me edukimin financiar në Shqipëri. Në sondazhin e zhvilluar në shtator të vitit 2019 morën pjesë 500 të intervistuar të moshës mbi 18 vjeç. Përfundimi, 27% e shqiptarëve me zor mbyllin muajin, dhe se nuk kanë para mjaftueshëm për ushqim, kurse 71% nuk kursejnë asgjë ! Kolegu im Hysen Guri, s’ndante të njëjtin mendim ! Ishte dakord me 27%, që mbi 600.000 persona tek ne janë të varfër, por për 71%, kishte mendim ndryshe ! Kjo përbën shtresën e mesme arsyetonte mësuesi i matematikës . Kjo është shtresa që thuhet që s’kursen gjë. S’i shpjegohet që dhjetëra mijëra makina qarkullojnë çdo ditë ? Mijëra kafene janë funksionale! Këto shihen theksoi , e çdo e parë është sa dhjetë të dëgjuara! Sipas përfundimeve ka rezultuar se për rreth 41% e të intervistuarve janë të punësuar në sektorin privat, ama duket se shqiptarët i vuajnë shumë pasojat e papunësisë dhe varfërisë..Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq krahasuar me gjithë vendet e rajonit. Nga ana tjetër 46% e të intervistuarve janë shprehur se kanë para mjaftueshëm për ushqime, por hasin vështirësi për blerjen e rrobave dhe pajisjeve shtëpiake. Megjithatë duket se e gjitha ngelet tek përmbushja e nevojave bazike, pasi 64% e të intervistuarve kanë pranuar se nuk janë në gjendje të kursejnë para nga rrogat e tyre. Në zonat rurale kjo shifër bëhet edhe më serioze dhe arrin në 71%. Nga sondazhi gjithashtu rezulton se vetëm 9% e të intervistuarve, shumica e të cilëve i përkasin grupmoshës 35-54 vjeç dhe banues në zonat urbane kanë marrë kredi, por jo nga institucione bankare apo financiare. Të kuptohemi se varfëria është një koncept i cili shprehet në mënyrë sasiore bazuar në treguesit e të ardhurave për frymë dhe në aftësinë e individëve për të përmbushur nevojat jetësore bazë. 3–Varfëri kemi e do të kemi ! Këtë ma tha shitësi i lagjes Dulja. Më tregoi bllokun duke lexuar 120, 200, 174,136,110 lekë Ja kaq marrin. Dy domate, tre karota, dy limona, katër mollë. Shitësi tjetër Qerameti më tregoi një fletore të personave që kanë marrë ushqime pa lekë. Të varfër shumica, 98% ! Të dhënat më të fundit të `Credit Suisse` sa i përket Shqipërisë tregojnë tkurrje të shtresës më të varfër, si dhe për herë të parë praninë e milionerëve. Pjesa më e varfër e popullsisë numëron 850 mijë individë të rritur, sipas këtij raporti të bankës zvicerane. Përsa i përket të pasurve, ata me një pasuri nga 100 mijë deri në 1 milionë dollarë, nga 1.6% e popullsisë së rritur që ishin vjet, tashmë vlerësohen në 3.9% të popullsisë së rritur, ose në rreth 88 mijë individë. Risia tjetër e raportit është numri i atyre që kanë një pasuri mbi 1 milionë dollarë. Për herë të parë në raportin e Credit Suisse, kjo normë për vendin tonë, është ndryshe nga zero, në 0.1% të popullsisë së rritur. Kjo do të thotë se, janë 2250 individët në vendin tonë që kanë një pasuri mbi 1 milionë dollarë. Duhet saktësuar se `Credit Suisse` llogarit jo vetëm pasurinë cash të individëve, por edhe pasurinë jo-financiare, që në pjesë dërrmuese i referohet pronave të paluajtshme. Në Shqipëri, të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfrit më të varfër. Shqiptarët mendojnë se shtresa e varfër nuk po del nga gjendja e saj dhe nuk shohin ndonjë dritë jeshile në fund të tunelit. 85 % e shqiptarëve gjykojnë se hendeku mes të varfërve dhe të pasurve në vend është rritur. Ky është rezultati i një ankete të zhvilluar në të gjitha vendet e rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Indeksi global e mat pabarazinë me hendekun që krijohet ndër vite ndërmjet 20 % me të ardhura të larta të popullsisë me 20 % me të ardhura të ulëta. Mënyra se si të ardhurat dhe pasuria shpërndahen në shoqëri përcaktojnë shkallën në të cilën individët kanë qasje të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare. Banka Botërore në raportin e saj më të fundit ka vërejtur se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet vendi më i varfër i Ballkanit edhe në tre vitet e ardhshme. 4- Kush na ka “mallkuar” për këtë gjendje kaq të dëshpëruar ? Mos vallë “Zoti”, që për dekada hoqëm dorë prej tij duke e mohuar e përçmuar? Mos “natyra e egër” që kemi trashëguar nga kodi gjenetik? Mos “kultura” që ka qenë vazhdimisht e cunguar dhe e politizuar? Mos kemi gabuar që në krye (me ose pa dëshirën tonë ) kemi vënë njerëz që nuk na kanë drejtuar, por na kanë sunduar? Ata vetëm të mira s’na kanë sjellë ! Vetë i kemi zgjedhur duke ngritur në “qiell” kultin e tyre. E në këtë drejtim: “Mirë na e kanë bërë”! Kjo pyetje më ka shqetësuar që nga koha kur arrita të kuptoj për botën, shtetet, regjimet, ekonominë, politikën. E njoh mirë historinë e vendit tim, mbasi për të kam studiuar. Jam i shqetësuar: “Pse punët në vendin tim historikisht ecin keq”? Unë di që vendi im është mjaft i begatë. Me një klimë për t’u admiruar! Edhe pse në një sipërfaqe pak më tepër se 28. 000 km2, rrallë gjen të ndërthurura malet, kodrat, fushat, luginat, lumenjtë, liqenet, detet! Me pasuri të mëdha mbi e nëntokësore, që s’i gjen diku tjetër! Pse historikisht kaq keq …….?! Kë të pyetje e bënë shumë kush, por s’merr asnjë përgjigje ! Së fundi . Kur do të vijë dita që këto shqetësime e pyetje të marrin përgjigje e shifrat të ndryshojnë për mirë ……?! Jemi besimtarë, e vetëm Zoti na ndihmoftë !? Evdal NURI Som 1 Pjesa më e varfër e popullsisë numëron 850 mijë individë të rritur, sipas këtij raporti të bankës zvicerane. Përsa i përket të pasurve, ata me një pasuri nga 100 mijë deri në 1 milionë dollarë, nga 1.6% e popullsisë së rritur që ishin vjet, tashmë vlerësohen në 3.9% të popullsisë së rritur, ose në rreth 88 mijë individë, Varfëria që flet duke parë ! Keshtu jane shumica ! Shih dhe flit ….! Këta janë ata që “s’ kursejnë” dot asgjë….?!