Zv.ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli: Efikasiteti i masave të marra do të shihet në javën që vjen

448
Sigal

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në programin “Kjo Javë”, në News 24 deklaroi se efikasiteti i masave të marra do të shihet në javën që vjen.

”Masat shtrënguese janë një eksperiencë e provuar, ato duken pas 2 javësh. Java që vjen do të na tregojë efikasitetin e tyre, por unë them është mënyra më e mirë për ta parandaluar virusin. Java që po lëmë pas na tregoi atë që ndodhi, pra shtim të rasteve në fillim të javës. Pra kush e mori virusin i zhvilloi shenjat dhe pasi u vendosën masat u pengua mundësia e transmetimit. Ata që e kanë marrë dhe janë brenda do kenë shenja në 14 ditët e ardhshme”.

Deri më tani, në vendin tonë kanë humbur jetën 10 persona nga koronavirusi dhe 197 të tjerë janë të infektuar.