“Zoti faltë ata që s’dinë çfarë bëjnë”/ Presidenti Meta komenton vendimin e mazhorancës për shkarkim: Hetimi zgjedhor, çështje kryesore që duhet të merremi

153
Sigal

Pesë ditë para se Kuvendi të miratojë raportin për shkarkimin, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka komentuar vendimin e mazhorancës, ku është shprehur se zoti duhet ti falë ata që nuk dinë çfarë të bëjnë.

“Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, lutja është zoti ti falë ata që nuk dinë çfarë bëjnë dhe ti udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët.  Kjo është një përgjigje e qartë. Kam ardhur këtu për t’ju bashkuar këtij mesazhi bashkëjetesë. Kjo është e qartë

Nuk dua të flas në një vend të shenjtë për cështje që nuk ekzistojnë. Kjo tema e shkarkimit është pas 25 prillit dhe kur gjithçka është konfirmuar gjithçka që ka thënë presidenti . U tregua qartë se Kuvendi i dy viteve të fundit ishte ilegjitim.

Nuk kam asnjë shqetësim të tillë. Nëse doni të merreni me një gjë serioze merruni me hetimin e krimeve zgjedhore. Kjo është tema e rëndësishme për të gjithë. Sepse në një vend demokratik qytetarët duhet të sigurohen që të gjithë të jenë të barabartë”, tha Meta.