Vrasje me armë zjarri në Tiranë

286
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet, ku është qëlluar me armë zjarri, ndërsa raportohet për një viktimë dhe një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Ekspozitës, në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

Sipas informacioneve të para, personi i qëlluar ka qenë i ulur në lokal dhe i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Dyshohet se, i plagosur ka mbetur edhe ish-prokurori Adriatik Cama.

Nuk dihen ende detaje rreth ngjarjes, policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e ngjarjes.