Zjarri në Majën e Rrunës, Mbrojtja Civile: Situata ende problematike, sot ndërhyri helikopteri

203
Sigal

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka dhënë detaje për situatën e zjarrit në Majën e Rrunës.

Bëhet me dije se vatra vijon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara.

Ndërkohë, sot ka filluar edhe ndërhyrja me helikopter.

“Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 5 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Ndërkohë ka filluar ndërhyrja me helikopter,” thuhet në njoftim.