Sigal

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të votimeve të referendumit në Maqedoni.

Nëse shumica ka votuar pro, atëherë referendumi do të quhet i suksesshëm dhe më tej do të vijojë procedura në Parlament, tha Zaev. Por, nëse rezultati nuk certifikohet nga Kuvendi, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha Kryeministri Zaev.

“Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shnjdërohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe për nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMROP-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëhër duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”.