Babai dyshohet se vrau të birin, dalin detaje për krimin tronditës në Prishtinë

259
Sigal

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen tronditëse që ndodhi dje në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruan policia.

Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Prelleshi”, dyshohet se biznesmeni Skënder Krasniqi ka vrarë të birin Albert Krasniqin dhe më pas ka njoftuar policinë për aktin.

Albert Krasniqi, biznesmeni që dyshohet se u vra nga babai i tij Skënderi, ka qenë në kërkim nga policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij. Krimi dyshohet se ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, Besa Gashit.

Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë.

Para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare.