Ndërpriten dritat në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

474
Është ndërprerë energjia elektrike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për këtë arsye, është pezulluar mbledhja pas shkëputjes së dritave. Mësohet se disa nga anëtarët e këshillit kanë dalë jashtë. Ndërkohë, nuk dihet arsyeja e ndërprerjes së dritave.  I pranishëm në mbledhje është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është ndalur sërish tek pastrimi i qytetit. Gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se do të rriten gjobat për të gjithë ata që shkelin rregullat. Sipas tij, nuk mund të ketë kundër pastrimit të qytetit. 
Sigal