Zjarret, Presidenti Meta jep i pari lajmin: Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt!

236
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka dhënë i pari lajmin sot se zjarret që rrezikuan tunelin e Kalimashit nuk përbëjnë më kërcënim, falë përpjekjeve të pareshtuara përgjatë gjithë natës nga forcat shqiptare dhe ato të Kosovës.

“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt, – shkroi Meta mëngjesin e së martës në Fb. –  Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.

Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin,  sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë.”

Kujtojmë se Presidenti Meta u nis vet mbrëmjen e djeshme drejt tunelit për të ndjekur nga afër situatën që minute pas minute po bëhej alarmante dhe kërkoi edhe mbështetjen e trupave ushtarake nga Kosova.