Po shkëmbenin lëndë narkotike, 5 të arrestuar në Fier, sekuestrohen 7 kg kanabis

188
Sigal

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi u kapën duke shkëmbyer lëndë narkotike. Në kudër të operacionit të koduar “Ofiçina”, u bë e mundur sekuestrimi i 6 dozave kokainë, 7 kg kanabis, 5 automjete dhe 6 celularë.

Sipas policisë, një lokal në fshatin Ofiçinë të Patosit ishte shndërruar në ambient për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier pas një punë të mirorganizuar, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një lokal në fshatin Ofiçinë, Patos ishte përshtatur si ambient për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ofiçina”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. Dh. (A)., 47 vjeç, L. G., 50 vjeç, I. N., 30 vjeç, D. K., 45 vjeç, banues në Patos dhe S. T., 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Këta shtetas janë kapur në ambiente e lokalit në pronësi të shtetasit D. K në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike”, thotë policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.