7 kg kokainë në kontejnerin me prodhime deti, arrest me burg për menaxherin e kompanisë

162
Sigal

Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Denis Dodën. 35-vjeçari është menaxheri i kompanisë, në kontejnerat e së cilës u gjet 7 kg kokainë.

Kujtojmë se më 6 gusht, Policia njoftoi se gjatë kontrollit në kontejnerët e kompanisë “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë u gjetën 7 kg kokainë.

Në pranga u vu Denis Doda, 35 vjeç , administratori i firmës ku do mbërrinte kontejneri.

Lënda narkotike është gjetur në pjesën e kapakëve të ventilimit të kontejnerëve e ndarë në disa pako. Policia ka gjetur edhe një GPS që u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjatë muajit korrik policia kreu tre operacione brenda 10 ditësh për sekuestrimin e lëndës narkotike në kontejnerë në Portin e Durrësit.

Droga që u gjet në kontejnerët me banane në pronësi të kompanisë “Alba exotic fruts”, gjatë muajit korrik, dyshohet se i përket të njëjtit grup kriminal që në qershor të vitit 2019 iu sekuestrua 137 kg kokainë, e cila përmes dorëzimit të kontrolluar u zëvendësua me oriz.