Hyqmet Zane: Hesht e mos fol edhe sot si dikur “ha dhe hesht” në diktaturë

Na është bërë si një ritual fakti që kudo duhet të mos shprehemi me mendimin tonë për realitetin që përjetojmë. Portalet e facebook, por edhe, sidomos, disa gazeta qëi bëjnë hosanara kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes se tijtë nxirë katran. Kritika pa fund për PD dhe veçanërisht për eksponentë të saj kryesor, i gjen me shumicë si një dalldisje për të mbuluar të zezën që ka përfshirë popullin dhe vendin. Po të shkruash ndonjë gjë për qeverisjen të dalin “përballë” gënjështarët dhe gënjeshtrat për qeverisjen dhe të sahanlëpirësve të saj, që kanë bërë bashkë edhe disa eksponentë të ambasadave në Tiranë. Me një fjalë – hesht se janë me veshë përgjuar ata “patronazhistët” e sahanit të qeverisë.

Duke lexuar një shkrim të Azis  Nesin (20 dhjetor 1915 – 6 korrik 1995) “Pusho, mos fol “! Më vijnë në mendje fjalët e tim eti që, me merakun e një prindi, më tha atë këshillën e tij atë natë në shtëpi, kur të nesërmen do të nisesha për në Zavalinë ku isha emëruar si mësues, duke më thënë “Ha dhe hesht bab”. E kuptova mesazhin, sepse tek ne në Shqipëri ishte kohë diktature dhe, nëse i jepje gojës dhe flisje më shumë se sa duhet, kishte rrezik që të kompromentonim veten dhe të të akuzonin sigurimsat që merreshin me këtë punë dhe të gjente belaja.

NOA

Por kjo: “Pusho, mos fol” në këto kohët moderne dhe sidomos në këtë kohë kur është nisur një debat i madh për akuzat ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, kush del në krah të tij.Po bëhet një padrejtësi në mënyrën se si po veprohet. Fjala “Pusho”, ka marrë konotacion negativ sikur duan të të thonë se po i dole në krah Berishës, je kundër Amerikës.

Jo vetëm që është krijuar një situatë edhe komike njëherazi, sa edhe jo serioze në një vend që pretendohet se është demokratik, kur një lideri të opozitës dhe themeluesit të PDSH i thuhet mos u fut në parlament në shtator. Përse ?  Për të kuptuar këtë, të vjen në ndihmë Azis Nesin kur shkruan :

“Hesht njëri, hesht tjetri! Hesht ata lart, hesht ata poshtë. Hesht, gjithë pallati. e gjithë rrugica, Hesht. Heshtin rrugët paralele dhe rrugët vertikale. Gëlltitëm gjuhët. Gojë kishim e s’kishim fjalë. Themeluam shoqatën tonë të Hesht-jes dhe u mblodhëm të gjithë: një popull i tërë, një forcë e madhe, por të gjithë memecë. Arritëm shumë, gjer majat! Na dhanë dekorata! Çdo gjë e gjith’ më shumë. Lehtësisht, vetëm me Hesht! Art imadhkjoHesht-ja.”!!

Nuk ka nevojëpërkomente, se kudo nëfacebook apo nëkomentet e njerëzvetëthonë “shëëëëët, hesht se e di Amerika, e di zonjaambasadore!Tinuk di asgjë, atadinë”. Evërtetqëdinëshumë, por këtuçfarë ka përtëditur apo përtëmoskuptuarë

Çfarëështëkjosjelljesinëdiktaturë ?Nukbesoj se është rekomandim amerikan, por njëtekë, një orientim nga ai, Sorosi,për njeriun që denoncoi tëvërtetat e pushtllëqeveqë po bën qeverisjadhe disa lobistë që dashurohen edhe me burra.

Nuk dua të ndjek se çfarë thonë portalet, por një gjë marrë vesh që ka nag ata patronazhistët anonimë,qëtërekomandojnë tee heshtësh, të mosflasëshpërambasadorenamerikane. Jo unënukflaskundërsaj se e duaAmerikëndhenëse e kam dëgjuar “Zerin e Ameirkës” kur këta që të bëjnë rekomandimepërheshtje, nuk kishin lindurdheunë u ushqeva me “Zërin e Amerikës” derisa sot ndjehemmirëqëky vend dhekypopull ka një partner si Amerika, si e kishteedhemë 1919.

Nëkemishembullin e njëPresidentitënderuaramerikansiËoodroëËilsonqë ka lënënëmënyrëproverbialefjalët: “As unë, as populliamerikankurrënuk do tëbiemdakordqëshqiptarëttësakrifikohenngafqinjët”. Çdoamerikantjetërnukështëmëimadh se sa ai përkombinshqiptarqë e deshidhe e mbrojtidhenukbëriasnjëherësjelljeantidemokratikepërnjerëzqënë fund tëfunditkanësakrifikuargjithçkapërdemokracinëdhevjennjëditëqënjëambasadore e shtetittëtijkërcënon me “do hanibar” përPartinëDemokratike.

Por çfarë po ndodh?Kemi tëbëjmë me njëlobingantiberishadhe anti PD ?Me shumë gjasa po. Mund të quhet e drejtë kjo ? Kurrësesi jo ! Po ku fle lepuri ? Këtë do ta shohim në shtator edhe me ndryshimet e pritshme. Por ama, ata servilët dhe hipokritët do të heshtin ato ditë se kurrësesi opinioni qytetar dhe ai mbarëkombëtar shqiptar nuk mund të manipulohet apo të heshtë, sepse një qeverisje si kjo në Shqipëri po bën krime kombëtare, po vjedh dhe po kriminalizon, po trafikon dhe po abuzon me pushtetin. Se këtu fajin nuk e  ka Berisha, por e kanë ata që i bëjnë, që janë zhytur deri në plehra, që dinë të vjedhin me çdo mjet e me çdo kusht. Faji është tek heshtja e intelektualëve dhe e atyre tironasve, që në kohën e protestave të opozitës rrinin kafeneve dhe shikonin se si protestohej me të drejtë. Por ata donin Edi Ramën kryeministër dhe sot ankohen, shajnë dhe njerëzit protestojnë për çdo gjë dhe kudo nëpër qytetet shqiptare, ku edhe zjarret duket se janë një protest edhe pse një gjë e padëshirueshme.

Për të thënë “Hesht, mos fol”, tanimë nuk ka kohë se “zjarri i borxheve që do duhet të paguajnë shqiptarët po bëhet mal dhe heshtja nuk ka vend më askund. Ai që është ose bashkëpunëtor në krim, ose tradhëtar, ose një e keqe që duhet larguar me çdo kusht e me çdo mjet, e dëshiron heshtjen se me të mbulon të vërtetat.

Më vijnë në mendje përherë fjalët e Martin Luther King kur në atë obligimin e tij për të drejtat thoshte “Nuk kam frikë nga fjalët e njerëzve të dhunshëm, por nga heshtja e njerëzve të ndershëm”.Pikërisht kjo po ndodh si për çudi.

Ndaj dhe thuhen ca histori të lashta për ndodhi, që na sjellin mesazhe të mëdha.Thuhet se Aleksandri i Madh ishte një perandor i fuqishëm i kohës, kur u përball me një dijetar si Diogjeni Ai i shkoi për vizitë filozofit Diogjen dhe e pyeti nëse mund të bënte ndonjë gjë për te. Diogjeni iu përgjigj : “Po, ….mos me zër diellin…”,( domethënë mos më detyro të hesht apo t’i fshihem të vërtetave) siç po ndodh në shekulli e 21 në Shqipëri për shkaqe kushedi për cilat arsye dhe jo për ato që thuhen poshtë e lart dhe qëpo i detyrojnë njerëzit që të besojnë thashethemet dhe jo të vërtetat. Ndaj dhe personaliteti Gosman ka thënë se “Ata që janë ushqyer me gënjështra tërë jetën, e tretin me shumë vështirësi të vërtetën”. Si për çudi në këtë vendin tonë kjo më ngjason me atë shprehjen “ha një lugë çorbë dhe e vjell tërë jetën”.