Zjarret në Rrogozhinë shkrumbojnë ullinjtë shekullorë, zjarrfikëset nuk ndërhyjnë për shkak të terrenit

286
Sigal

Zjarret e rëna po kthehen në një problem shqetësues për fermerët në të gjithë vendin.

Në bashkinë Rrogozhinë vatrat aktive kanë djegur me qindra hektarë ullinj.

Zjarri i fundit është raportuar mbrëmjen e të shtunës, në fshatin Sinaballaj.

Sipas banorëve, nga flakët janë shkrumbuar ullinj mbi 300-vjeçarë. Banorët e kësaj zone i frikësohen më së shumti rishfaqjes se vatrave të reja pasi rrezikohen dhe banesat, sepse terreni është tejet i vështirë duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me forca zjarrfikëse.

Edhe pse dëmi është shumë i madh, deri më tani nuk ka shkuar askush nga institucionet përkatëse, për të bërë verifikimet e nevojshme.