Durrës/ Dhunoi nënën e tij, arrestohet 28-vjeçari

116
Sigal

Një 28-vjeçar është vënë në pranga në qytetin bregdetar të Durrësit. 28-vjeçari me inicialet K.Ç, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës se tij. Ai do të hetohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 7 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.