Sigal

Policia ka sekuestruar në Dibër, gjatë një kontrolli “blic”, një sasi lënde plasëse. Dinamit, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore janë zbuluar në ambientet e një lokali. Në prangat e policisë ka rënë Njazi Pilafi, 52-vjeç, banues në Peshkopi, pronar i lokalit. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës së lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithësej 2 kilogramë e 800 gramë), 58 copë kapsolla detonatore si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Njoftimi i policisë Dibër

Vijojnë kontrollet nga strukturat e policisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale. Sekuestrohen lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, parandalimin e konflikteve dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e policisë së Dibrës kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa ambjente ku në një lokal u gjetën dhe u sekuestruan lëndë plasëse, kapsolla e fitil zjarrpërcjellës.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi: Njazi Pilafi, 52-vjeç, banues në Peshkopi. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, i’u gjetën të fshehura dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithësej 2 kilogramë e 800 gramë), 58 copë kapsolla detonatore. Si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.