Zjarr në parkun kombëtar të Qafshtamës, digjen dhjetra hektarë pyje

343
Sigal

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet e parkut kombëtar te Qafshtamës.

Zjarri deri tani ka djegur mbi 10 hektarë pyje, ndërsa flakët kanë ardhur nga ana e Burrelit dhe vijojnë në drejtim të qendrës së kampit ku ka disa lokale e bujtina.

Edhe pse zjarri ka rënë pasditen e djeshme agjencia e zonave të mbrojtura në Durrës e cila ka varësi parkun ka ndërhyrë vetëm mëngjesin e sotëm për të shuar zjarrin.
Ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur pasi terreni është i thyer dhe nuk ka rrugë për të shkuar në vend. Zjarri ka filluar nga ana e Burrelit dhe tashme ka dalë nga ana e Krujës, vijon me shpejtësi drejt qendrës së Qafshtamës